TIRANË- Mirland Herri dhe Luftim Hoxha, të cilët u arrestuan pasditen e 23 gushtit për trafik droge, janë mbajtur prej disa ditësh nën vëzhgim nga Antidroga e Policisë së Tiranës, e cila ka përdorur metoda speciale të hetimit për dokumentimin e aktivitetit të dyshuar kriminal. Në kuadër të operacionit “Drejtimi”, gjatë ndërhyrjes janë sekuestruar rreth 5 kilogramë lëndë narkotike, konkretisht 3 kilogramë kokainë dhe 2 kilogramë heroinë. LEXO edhe...Aksidentoi për vdekje drejtuesin e biçikletës në Durrës dy ditë më parë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari! Report Tv siguron foton e viktimës (EMRI) Sipas përllogaritjeve paraprake, nëse kjo sasi do të hidhej në treg dhe do të shpërndahej në doza, vlera e saj do të përllogaritej në mbi 500 mijë euro. Sasia e sekuestruar konsiderohet ndër sasitë më të mëdha të drogave të forta të sekuestruara nga Policia e Tiranës në kuadër të operacioneve kundër narkotikëve. Dy të dyshuarit u ndaluan ndërsa udhëtonin me një “Benz” në rrugën “Kastriotët” në Tiranë. Pas ndalimit të automjetit, gjatë kontrollit policia gjeti një çantë, brenda së cilës ndodheshin 7 pako me lëndë narkotike të cilat do të trafikoheshin drejt Durrësit. Hetimet vijojnë për të dokumentuar të plotë aktivitetin e dyshuar dhe për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë. Share -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Ora 11:14 U kapën duke trafikuar 5 kg drogë drejt Durrësit, 2 të arrestuarit pjesë e një grupi kriminal në Kamëz! Mbi 5 kg drogë, konkretisht 3 kg kokainë dhe 2 kg heroinë, dyshohet se janë siguruar në zonën e Institutit. Prej 2 muajsh, Antidroga e Tiranës kishte nisur hetimet, pasi përmes informacioneve kishte zbuluar se dy të arrestuarit, Mirland Herri dhe Luftim Hoxha, ishin furnizues kryesorë të drogave të forta dhe i përkisnin një grupi kriminal në zonën e Kamzës. Ditën e finalizimit të operacionit, blutë kishin informacion se dy të prangosurit do të transportonin drogën drejt qytetit të Durrësit për ta shitur në doza më të vogla. Burime bëjnë me dije se Policia e Tiranës po heton edhe një tjetër grup kriminal në zonën e Sukthit, që bashkëpunonte me dy të arrestuarit. Ky operacion është në vazhdim të operacioneve të mëparshme të goditura nga Antidroga. Në muajin qershor u sekuestruan 2 kg kokainë dhe 1 kg heroinë, ndërsa u goditën të tjerë furnizues të rëndësishëm të botës së krimit. Share Xh.K/SI.E./ReportTv.al trafik droge Durres Luftim Hoxha Tirane Mirland Herri Komento Komente Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 61.5% Keq 29.9% Nuk e di 8.6% Vota total: 1132 Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret?

