Lajme Zone
U kapën duke kultivuar kanabis, dënohen me burg 2 shqiptarët në Britani të Madhe! Droga më vlerë 400 mijë paund
EkonomiReport TV

U kapën duke kultivuar kanabis, dënohen me burg 2 shqiptarët në Britani të Madhe! Droga më vlerë 400 mijë paund

Dy shqiptarë janë dënuar me nga 8 muaj burg në Britaninë e Madhe, pasi u kapën duke kultivuar kanabis në një ndërtesë zyrash pranë qytetit Northwich.

Dy shqiptarë janë dënuar me nga 8 muaj burg në Britaninë e Madhe, pasi u kapën duke kultivuar kanabis në një ndërtesë zyrash pranë qytetit Northwich. Brenda ambienteve u zbuluan rreth 515 bimë kanabisi, me një vlerë të përllogaritur deri në 400 mijë paund. Livan Gjini, 27 vjeç, banues në Stoke-on-Trent, dhe Jetmir Grrica, 23 vjeç, banues në Crewe, pranuan fajësinë për kultivimin e lëndës narkotike gjatë paraqitjes së tyre në Gjykatën e Chesterit, më 2 shkurt 2026. LEXO edhe...Angli/ Dënohet agjenti imobiliar, i siguroi shqiptarëve 19 shtëpi për të mbjellë kanabis Gjatë kontrollit në ndërtesën në Brunel Court, efektivët zbuluan më 1 shkurt se ambientet tregtare ishin përshtatur për kultivimin e kanabisit. Hetimet zbuluan gjithashtu se furnizimi me energji elektrike ishte lidhur në mënyrë të paligjshme. Të dy të rinjtë u gjetën brenda ambienteve të kultivimit. SI.E./ReportTv.al Britani e Madhe kultivim kanabisi Jetmir Grrica Livan Gjini Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.3% Të gabuar 89% Nuk e di 4.7% Vota total: 4843 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?