Lajme Zone
U hodhën në det për t’u shpëtuar flakëve, momenti kur skafi përfshihet nga zjarri në Porto Palermo (Video)
Të tjeraPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

U hodhën në det për t’u shpëtuar flakëve, momenti kur skafi përfshihet nga zjarri në Porto Palermo (Video)

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne, teksa katër personat po kryenin punime për riparimin e motorit të mjetit lundrues. Gjatë punimeve, benzina pranë motorit është ndezur dhe flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë personat që ndodheshin aty.

Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo Të dëmtuarit, nga 18 deri në 40 vjeç, po riparonin motorin e skafit kur ranë në kontakt me benzinën. Dyshohet se një cigare apo shkëndijë gjatë riparimt mund të ketë shkaktuar ndezjen, ndërsa Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet Katër persona kanë mbetur të dëmtuar me djegie në pjesë të ndryshme të trupit pas një incidenti të rëndë me një skaf në Porto Palermo të Himarës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne, teksa katër personat po kryenin punime për riparimin e motorit të mjetit lundrues. Gjatë punimeve, benzina pranë motorit është ndezur dhe flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë personat që ndodheshin aty.

Janë publikuar edhe pamje nga vendngjarja, ku skafi shihet i përfshirë nga flakët, teksa të dëmtuarit janë hedhur nëdet. Fillimisht u tha se shkak dyshohet se njëri prej personave po konsumonte një cigare në momentin e incidentit dhe se kjo mund të ketë shkaktuar ndezjen e benzinës apo avujve të saj. Por më pas një prej të plagosurve e mohoi si shkak.

“Jo nuk ishte cigarja. Po i bënim shërbim, kishim nxjerrë kandelet dhe po i xhironim se ishte bllokuar. Bëri skonto dhe mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, tha një prej të dëmtuarve. Flakët janë përhapur menjëherë, ndërsa katër personat janë hedhur në det për t'u shpëtuar djegieve.

Sipas të dhënave paraprake, njëri prej tyre ka pësuar djegie në rreth 50% të trupit, ndërsa një tjetër raportohet se ka marrë djegie edhe më të shumta.

Pas ngjarjes, të dëmtuarit janë dërguar fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Himarës për të marrë ndihmën e parë.

Policia bëri të ditur zyrtarisht se rreth orës 19:20 në qendrën shëndetësore janë paraqitur katër shtetas me djegie në pjesë të ndryshme të trupit.

Ata janë identifikuar: Mateo Merdanaj 25 vjeç, Aleks Doda 18 vjeç, Xhemal Ismailaj 40 vjeç dhe Ardinant Qaziu 38 vjeç.

Për shkak të dëmtimeve, ata janë transportuar nga Himara drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë më të specializuar mjekësore. Më pas 2 prej tyre janë nisur drejt Tiranës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon verifikimet për të rindërtuar dinamikën dhe për të përcaktuar shkakun e plotë të ngjarjes.skaf motor Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Skafi mori flakë në Porto Palermo, reagon Policia: Katër të dëmtuar, mes tyre një 18-vjeçar 17 Gusht 2026, 21:4721:47Kronike Zbardhen detaje nga ngjarja në Porto Palermo, dyshohet se një cigare ndezi benzinën e skafit 17 Gusht 2026, 21:0821:08Kronike Shpërthen motori i një skafi në Porto Palermo, katër persona pësojnë djegie të rënda 17 Gusht 2026, 20:5020:50Kronike Plan për të nxjerrë të burgosurit nga qelia në Parma, gjendet litar me grep; dyshime mbi një grup shqiptarësh 17 Gusht 2026, 19:3719:37Kronike Aksident në Unazën e Madhe, përmbysen një makinë dhe një fadromë; plagoset një person! 17 Gusht 2026, 16:2216:22Kronike Kultivonte kanabis dhe mbante armë, arrestohet 58-vjeçari në Pukë 17 Gusht 2026, 14:2614:26Kronike