Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Taksia përplas për vdekje 66-vjeçarin/ Pamjet tregojnë viktimën që po ecte në trotuar kur u godit


Ky është momenti tragjik ku një 66-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një taksi, ndërsa ishte duke ecur në trotuar.

Ky është momenti tragjik ku një 66-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një taksi, ndërsa ishte duke ecur në trotuar.

Ngjarja ndodhi gjatë paradites të së hënës, në lagjen nr. 13, në Durrës.

Viktima, Fezi Dine, ishte duke ecur me një tjetër person kur u godit. Në trotuar kishte edhe këmbësorë të tjerë, të cilët i shpëtuan rrezikut.

Drejtuesi i mjetit taksi ishte 26-vjeçari Aldi Talelli.

Edhe pse 66-vjeçarit iu dha ndihma e parë dhe u transportua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit, ai nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin e ngjarjes. Autoritetet pritet të përcaktojnë edhe rrethanat e sakta që çuan në përplasjen fatale./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet Aksident