Lajme Zone
U gjet i vrarë brenda një makine, zbulohet identiteti i shqiptarit në Itali
SportJOQ Albania

U gjet i vrarë brenda një makine, zbulohet identiteti i shqiptarit në Itali

Mediat e huaja kanë zbuluar identitetin e 35-vjeçarit shqiptar që u gjet i vrarë brenda një automjeti në Itali. Viktima është identifikuar si Ferdinant Hoti, ndërsa trupi i tij i pajetë u gjet i fshehur brenda një thesi të zi. Sipas Prokurorisë së Padovës, Hoti nuk kishte një adresë të qëndrueshme banimi dhe dyshohet se është ekzekutuar me armë zjarri.

Hetuesit po ndjekin si pistë kryesore mundësinë që vrasja të jetë e lidhur me një larje hesapesh në botën kriminale, veçanërisht në qarqe të përfshira në trafikun e drogës. Nga ekzaminimet paraprake mjeko-ligjore janë konstatuar elementë që mbështesin dyshimin për vrasje me armë zjarri, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur motivin dhe personat përgjegjës.

Një tjetër detaj që ka tërhequr vëmendjen e hetuesve është gjendja në të cilën u gjet automjeti. Sediljet e pasme ishin të palosura dhe duart e 35-vjeçarit ishin të lidhura, duke ngritur dyshimet se viktima mund të jetë mbajtur nën kontroll para se të ekzekutohej dhe më pas të transportohej me automjet. Hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e saktë të krimit.