Lajme Zone
U filmuan duke marrë para nga një shofer, AMP arreston 2 efektivë policie të Komisariatit nr.3 në Tiranë
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

U filmuan duke marrë para nga një shofer, AMP arreston 2 efektivë policie të Komisariatit nr.3 në Tiranë

Dy efektivë të Policisë në Tiranë janë prangosur, pasi janë filmuar duke i marrë para një drejtuesi mjeti, në mënyrë që të mos e penalizonin për shkeljen e kryer.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë dy efektivë policie të Komisariatit nr.3 në Tiranë, për ‘korrupsion pasiv’ dhe ‘shpërdorim detyre’. Përmes një njoftimi, AMP bën të ditur se hetimi ka nisur menjëherë pas publikimit në rrjetet sociale të disa pamjeve filmike, ku efektivët i morën para një drejtuesi mjeti, në mënyrë që të mos e penalizonin për shkeljen e kryer. LEXO edhe...Egnatia shkruan historinë, fiton 6-1 kundër Petrocub dhe kualifikohet për në raundin e dytë të Champions League Ndërkohë materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, për veprime të mëtejshme hetimore. Njoftimi i AMP: AMP arreston në flagrancë dy punonjës policie të Komisariatit Nr. 3, Tiranë, për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre Drejtoria Rajonale Tiranë, në vijim të veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë kompetente, ka arrestuar në flagrancë dy punonjës të Policisë së Shtetit të dyshuar se kanë konsumuar elementët e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të kryera në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 259, 248 dhe 25 të Kodit Penal. - D. B, 25 vjeç, me gradën Inspektor, me detyrë trupë shërbimi në Patrullën e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë; - E. K, 23 vjeç, me gradën Inspektor, me detyrë trupë shërbimi në Patrullën e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë. Hetimi ka nisur menjëherë pas publikimit, më datë 16.07.2026, të pamjeve filmike në rrjetin social “Jeta është Qef”, të cilat u analizuan dhe u verifikuan në mënyrë të plotë nga strukturat hetimore të AMP-së. Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe dokumentimin e përgjegjësisë penale të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje, në funksion të veprave penale të parashikuara nga nenet 244 dhe 301 të Kodit Penal. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mbetet plotësisht e angazhuar në luftën kundër korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe çdo forme tjetër paligjshmërie nga punonjësit e Policisë së Shtetit. Falënderojmë qytetarët dhe median për kontributin e tyre në denoncimin e rasteve të shkeljes së ligjit. R.Xh/ReportTv.al prokuroria e tiranes AMP arrestim policia e shtetit Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.6% Të gabuar 85.8% Nuk e di 3.7% Vota total: 4022 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?