Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest në burg” për Kevin Margjonin, i cili u ekstradua dje nga Spanja drejt Shqipërisë. 49-vjeçari ishte shpallur në kërkim për çështjen e laboratorit të kokainës në Frakull të Madhe, në Fier, ku në vitin 2022 u sekuestruan 485 kilogramë kokainë, të fshehura në thasë me pleh kimik. LEXO edhe...Tiranë/Edukimi për sigurinë rrugore nis që në bankat e shkollës! Rrugorja aktivitet ndërgjegjësues në shkollën ‘Hasan Prishtina’ Sipas Policisë, ai dyshohet se ishte një prej financuesve dhe negociatorëve të grupit kriminal që organizoi trafikimin e drogës. Në mars të vitit 2026, Gjykata e Posaçme caktoi për Margjonin masën e sigurisë “Arrest në burg” për trafikim narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe vepra të tjera penale të lidhura me aktivitetin e organizatës. Ngjarja që çoi në zbulimin e kësaj sasie të madhe droge daton më 24 nëntor 2022, kur një operacion i përbashkët i SPAK, Policisë së Shtetit, DEA-s amerikane dhe autoriteteve malazeze zbuloi një laborator për përpunimin e kokainës në Frakull të Madhe, Fier. Lënda narkotike kishte ardhur nga Kolumbia, e fshehur në një ngarkesë me pleh organik artificial, e cila kishte kaluar përmes portit të Pireut në Greqi dhe më pas atij të Tivarit në Mal të Zi, përpara se të transportohej drejt Shqipërisë. ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/ReportTv.al GJKKO Kevin Margjoni laborator kokaine ne fier Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 70.4% Jo 25.1% Nuk e di 4.5% Vota total: 334 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?

