Lajme Zone
“U dogj 4 herë në të njëjtin vend”/ Zjarri rikthehet sërish në malin e Dajtit
Të tjeraJOQ Albania

“U dogj 4 herë në të njëjtin vend”/ Zjarri rikthehet sërish në malin e Dajtit

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar rikthimin e zjarrit në malin e Dajtit.

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar rikthimin e zjarrit në malin e Dajtit.

Në pamjet e dërguara sot shihet sërish tym që ngrihet nga shpatet e malit, ndërsa në rrugë vijon qarkullimi i automjeteve.

Sipas qytetarit, zjarri është shfaqur përsëri në të njëjtën zonë, edhe pse ditët e fundit ka pasur reshje shiu dhe temperaturat kanë rënë.

“Edhe pse zjarri në Dajt është fikur dy herë të paktën nga shiu, prapë sot, ja, sapo i kanë vënë zjarrin përsëri. Temperaturat kanë rënë, mali po ashtu ka lagështirë nga shiu që ka rënë. Po si ka mundësi që u bënë 4 herë radhazi që po në të njëjtin vend digjet Dajti?”

Përsëritja e vatrës në të njëjtën zonë ka ngritur dyshime te banorët dhe qytetarët për mundësinë e një zjarrvënieje të qëllimshme. Megjithatë, nga pamjet dhe informacioni i qytetarit nuk mund të përcaktohet shkaku i zjarrit.

JOQ Albania publikon pamjet e dërguara sot dhe kërkon që autoritetet të verifikojnë nëse bëhet fjalë për një vatër të re, riaktivizim të zjarrit apo zjarrvënie të qëllimshme. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)