Lajme Zone
U dënua një ditë më parë me 7 vite e 4 muaj burg nga Apeli i GJKKO, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë! Prej muajsh jashtë Shqipërisë
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

U dënua një ditë më parë me 7 vite e 4 muaj burg nga Apeli i GJKKO, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë! Prej muajsh jashtë Shqipërisë

Policia nuk e ka ekzekutuar ende vendimin e Apelit të GJKKO për ish-shefin e operacionales Oltion Bistri. Sipas informacioneve, Bistri nuk është gjetur në banesë nga forcat e policisë. Ai ndodhet prej muajsh jashtë Shqipërisë. Apeli i Posaçëm e dënoi ish-shefin e Operacionales një ditë më parë me 11 vite burg për dosjen "Metamorfoza", që me gjykim të shkurtuar shkon në 7 vite e 4 muaj burg, por si

Policia nuk e ka ekzekutuar ende vendimin e Apelit të GJKKO për ish-shefin e operacionales Oltion Bistri. Sipas informacioneve, Bistri nuk është gjetur në banesë nga forcat e policisë. Ai ndodhet prej muajsh jashtë Shqipërisë. Apeli i Posaçëm e dënoi ish-shefin e Operacionales një ditë më parë me 11 vite burg për dosjen "Metamorfoza", që me gjykim të shkurtuar shkon në 7 vite e 4 muaj burg, por sipas përllogaritjeve që kanë bërë prokurorët e SPAK i kanë mbetur për të kryer 3 vite, 10 muaj e 14 ditë burg. LEXO edhe...U shpall i pafajshëm nga GJKKO-ja, Apeli dënon me 7 vite e 4 muaj burg edhe për korrupsion e pastrim parash ish-shefin e operacionales Oltion Bistri! Do të rikthehet në qeli, pasuritë miliona € i kalojnë shtetit Një ditë më parë Apeli e shpalli fajtor edhe për veprat penale korrupsion pasiv dhe pastrim parash, ndërsa shkalla e parë në 2025 e kishte dënuar vetëm për zbulimin e akteve apo të dhënave sekrete. Vendimi riktheu edhe konfiskimin e pasurive të tij, 3 apartamente dhe 2 dyqane, si dhe 1 milion euro në cash. Oltion Bistri u arrestua më 27 korrik të vitit 2023, dhe qëndroi në qeli deri më 18 nëntor të vitit të kaluar, kur Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar urdhëroi lirimin e menjëhershëm, pasi koha e dënimit rezultoi të ishte shlyer në paraburgim, ku ai qëndroi afro 2 vjet e 4 muaj, të cilat i llogariten në 3 vjet e 6 muaj. Dosja “Metamorfoza” nxori në dritë lidhjet e biznesmenit të kazinove Pëllumb Gjoka me drejtues policie dhe anëtarë të grupit të Bajrave në Shkodër. Ish-kreu i Operacionales, Oltion Bistri e paralajmëronte Gjokën për kontrollet e policisë dhe e siguronte se kazinoja e tij në Tiranë do të mbetej e paprekur. Dosja zbuloi edhe përfshirjen e ish-drejtuesit të Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita i dënuar në shkallë të parë për nxjerrje të të dhënave sekrete dhe dy episode korrupsioni pasiv. Lajm në përditësim... P.J/ReportTv.al Metamorfoza apeli i gjkko oltion bistri Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 47.5% Veliajn 16.3% Asnjërin 36.3% Vota total: 3453 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?