Lajme Zone
U dënua me 25 vite burg nga Gjykata e Hagës, Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor: Kam 6 vite që më është mohuar çdo e drejtë njerëzore
TeknologjiReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

U dënua me 25 vite burg nga Gjykata e Hagës, Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor: Kam 6 vite që më është mohuar çdo e drejtë njerëzore

Vajza e Jakup Krasniqit ka ndarë lajmin ku flet dilemat e saj si bijë pas bisedës me të atin, që përtej gjendjes shëndetësore së tij, kupton edhe ndjesinë për t’u ndier i tradhtuar nga drejtësia. Shkrimin e saj e përmbyll me një thirrje dashurie e mbështetjeje ndaj tij, duke ritheksuar sërish se dënimi ndaj Krasniqit s’është gabim, por padrejtësi.

Jakup Krasniqi ka refuzuar t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor nga mjekët në Hagë, duke bërë të ditur se nuk dëshiron të marrë më shërbime shëndetësore nga institucionet përgjegjëse atje. Lajmin e ka bërë të ditur vajza e tij, Gresa Krasniqi, e cila ka shprehur shqetësim për gjendjen shëndetësore të të atit. Ajo ka ndarë bisedën me të ku ish-kreu i UÇK i ka thënë se prej 6 vjetësh, i mohohet çdo e drejtë njerëzore. LEXO edhe...Kush do ta marrë drejtimin e PDK-së pas largimit të Bedri Hamzës? Këto janë tre emrat që pritet të hyjnë në garë Vajza e Krasniqit flet edhe për dilemat e saj si bijë që përtej gjendjes shëndetësore së të atit, kupton edhe ndjesinë e tij për t’u ndier i tradhtuar nga drejtësia. Shkrimin e saj e përmbyll me një thirrje dashurie e mbështetjeje ndaj tij, duke ritheksuar sërish se dënimi ndaj Krasniqit s’është gabim, por padrejtësi. Jakup Krasniqi dhe 3 ish-krerët e tjerë të UÇK, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, u dënuan më 16 shtator me 81 vite burg në total nga gjykata e Hagës. Për Thaçin u dha një dënim prej 25 vitesh, ndërsa për Veselin e Selimin, 18 dhe 13 vjet përkatësisht. Dënimi nxiti pakënaqësi të fortë, dhimbje e zemëratë në Kosovë e Shqipëri. Kosova zhvilloi marshime e protesta për ditë të tëra, ndërsa më 6 tetor, miratoi edhe ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara. "Para një muaji, Babi u dënua me 25 vjet burgim. Sot, gjatë një telefonate, më tha: “Erdhën disa doktorë për të më kontrolluar, natyrisht që i refuzova. Jam këtu pa të drejtë, më është mohuar çdo e drejtë njerëzore tash e gjashtë vjet, prandaj nuk më duhet as kujdesi i tyre. Ju të jeni të informuar se unë nuk do të pranoj më asnjë kujdes nga ana e tyre.” Si bijë, natyrisht që u shqetësova. Babi është në një moshë kur ka nevojë për kujdes të veçantë. Por, si njeri që i kam kaluar 30 vitet e jetës sime duke e njohur dashurinë dhe lirinë, a mund ta detyroj një njeri tjetër, i cili e ka kaluar gjithë jetën e tij me sakrifica dhe që, me këtë dënim të fundit, pritet të kalojë mbi 35 vjet në burgje, t’i përshtatet një sistemi që i ka sjellë vetëm vuajtje dhe padrejtësi? Si mund t’i kërkoj të pranojë kujdesin e atyre institucioneve, kur ai ndihet i tradhtuar pikërisht nga drejtësia që duhej ta mbronte? U ndjeva aq e pafuqishme përballë kësaj fuqie ndërkombëtare kaq të padrejtë. “Ne jemi këtu, Babi. Të duam të fortë, të duam të shëndetshëm.” Kaq pata fuqi t’i them. Dënimi i Babit nuk është një gabim që pret të korrigjohet. Është një padrejtësi!", shkruan ajo. Lajm në përditësim... P.J/ReportTv.al Gresa Krasniqi Jakup Krasniqi Gjyqi ndaj UCK ne Hage kosove Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.8% Jo 78.1% Disi 3.1% Vota total: 10388 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?