Jakup Krasniqi ka refuzuar t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor nga mjekët në Hagë, duke bërë të ditur se nuk dëshiron të marrë më shërbime shëndetësore nga institucionet përgjegjëse atje. Lajmin e ka bërë të ditur vajza e tij, Gresa Krasniqi, e cila ka shprehur shqetësim për gjendjen shëndetësore të të atit. Ajo ka ndarë bisedën me të ku ish-kreu i UÇK i ka thënë se prej 6 vjetësh, i mohohet çdo e drejtë njerëzore. LEXO edhe...Kush do ta marrë drejtimin e PDK-së pas largimit të Bedri Hamzës? Këto janë tre emrat që pritet të hyjnë në garë Vajza e Krasniqit flet edhe për dilemat e saj si bijë që përtej gjendjes shëndetësore së të atit, kupton edhe ndjesinë e tij për t’u ndier i tradhtuar nga drejtësia. Shkrimin e saj e përmbyll me një thirrje dashurie e mbështetjeje ndaj tij, duke ritheksuar sërish se dënimi ndaj Krasniqit s’është gabim, por padrejtësi. Jakup Krasniqi dhe 3 ish-krerët e tjerë të UÇK, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, u dënuan më 16 shtator me 81 vite burg në total nga gjykata e Hagës. Për Thaçin u dha një dënim prej 25 vitesh, ndërsa për Veselin e Selimin, 18 dhe 13 vjet përkatësisht. Dënimi nxiti pakënaqësi të fortë, dhimbje e zemëratë në Kosovë e Shqipëri. Kosova zhvilloi marshime e protesta për ditë të tëra, ndërsa më 6 tetor, miratoi edhe ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara. "Para një muaji, Babi u dënua me 25 vjet burgim. Sot, gjatë një telefonate, më tha: “Erdhën disa doktorë për të më kontrolluar, natyrisht që i refuzova. Jam këtu pa të drejtë, më është mohuar çdo e drejtë njerëzore tash e gjashtë vjet, prandaj nuk më duhet as kujdesi i tyre. Ju të jeni të informuar se unë nuk do të pranoj më asnjë kujdes nga ana e tyre.” Si bijë, natyrisht që u shqetësova. Babi është në një moshë kur ka nevojë për kujdes të veçantë. Por, si njeri që i kam kaluar 30 vitet e jetës sime duke e njohur dashurinë dhe lirinë, a mund ta detyroj një njeri tjetër, i cili e ka kaluar gjithë jetën e tij me sakrifica dhe që, me këtë dënim të fundit, pritet të kalojë mbi 35 vjet në burgje, t’i përshtatet një sistemi që i ka sjellë vetëm vuajtje dhe padrejtësi? Si mund t’i kërkoj të pranojë kujdesin e atyre institucioneve, kur ai ndihet i tradhtuar pikërisht nga drejtësia që duhej ta mbronte? U ndjeva aq e pafuqishme përballë kësaj fuqie ndërkombëtare kaq të padrejtë. “Ne jemi këtu, Babi. Të duam të fortë, të duam të shëndetshëm.” Kaq pata fuqi t’i them. Dënimi i Babit nuk është një gabim që pret të korrigjohet. Është një padrejtësi!", shkruan ajo. Lajm në përditësim... P.J/ReportTv.al Gresa Krasniqi Jakup Krasniqi Gjyqi ndaj UCK ne Hage kosove Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.1% Disi 3.1% Vota total: 10411 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

