Lajme Zone
U bllokuan në rrjedhën e Drinit të Zi, shpëtohet familja me 8 anëtarë
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

U bllokuan në rrjedhën e Drinit të Zi, shpëtohet familja me 8 anëtarë

Njëri prej tyre lajmëroi autoritetet për ndihmë pasi bashkë me familjen kishte ngecur te “Ura e Gjoricës” për shkak të rritjes së menjëhershme të nivelit të ujit.

8 anëtarë të një familjeje janë shpëtuar nga policia pasi ishin bllokuar në rrjedhën e Drinit të Zi. Njëri prej tyre lajmëroi autoritetet për ndihmë pasi bashkë me familjen kishte ngecur te “Ura e Gjoricës” për shkak të rritjes së menjëhershme të nivelit të ujit. Policia bën me dije se bashkë me ekipin e Emergjencave Civile dhe atë zjarrfikës, i nxorrën nga uji me gomone. Njoftimi i policisë LEXO EDHE:Ra në furnel dhe u mbulua nga kromi në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit Policia iu vjen në ndihmë 8 qytetarëve që kishin mbetur të bllokuar në rrjedhën e lumit Drini i Zi. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, menjëherë pas marrjes së njoftimit nga një shtetas, i cili kërkoi ndihmë pasi ai dhe 7 familjarë të tij kishin mbetur të bllokuar në rrjedhën e lumit Drini i Zi, në vendin e quajtur "Ura e Gjoricës", si pasojë e rritjes së menjëhershme të nivelit të ujit, organizuan menjëherë punën dhe shkuan në vendngjarje. Në bashkëpunim me shërbimet e Emergjencave Civile të Prefekturës Dibër dhe ekipin e shërbimit zjarrfikës, u organizua operacioni i shpëtimit, gjatë të cilit 8 qytetarët u nxorën nga rrjedha e ujit me gomone. Të tetë qytetarët janë jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Policia e Dibrës mbetet maksimalisht e angazhuar në shërbim të qytetarëve dhe apelon për tregimin e kujdesit maksimal gjatë qëndrimit pranë lumenjve dhe zonave ujore, si dhe për njoftimin në kohë të Policisë, në çdo rast nevoje, në numrin pa pagesë 112. P.J/Shqiptarja.com TAG: Diber bulqizë drini i zi ura e gjorices Komente Komento Sondazhi i ditës:

31 Korrik, 15:00

Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.3% 100 bashki (PD) 16% 61 bashki (si sot) 27.7% Vota total: 3640 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 31 Korrik, 15:00 Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?