Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur për garën për postin e Prokurorit të Përgjitshëm. Berisha u shpreh se opozita nuk merr pjesë në përzgjedhje emrash dhe se ka ndërprerë çdo lloj bashkëpunimi.
Berisha theksoi se kur bën raportin, Prokurori i Përgjithshmë flet si drejtor i statistikave të policisë.
Sipas tij Prokuroria e Përgjitshme nuk ka rolin që duhet të ketë. “Nuk marrim pjesë në përzgjedhje emrash. Ne kemi ndërprerë çdo lloj bashkëpunimi. Prokurori i Përgjithshëm sot është institucioni më i zhveshur nga çdo kompetencë. Kur dëgjoj raportin Prokurori i Përgjithshëm flet sikur është drejtori i statiskave të policisë, është zhveshje e gabuar që i kanë bërë se është institucion kushtetues dhe ta lësh sa për statistika…. Mund të rishqyrtohet si institucion për të korrigjuar disa gabime që kanë bërë, këta hetojnë veten e tryre. Prokuroria e Përgjithshme nuk ka rolin që duhet të ketë”, tha Berisha./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

