Në Patos qytetarë dhe përfaqësues të pushtetit vendor protestuan përpara godinës së bashkisë, duke kundërshtuar propozimin për t’u shkrirë me Bashkinë Fier. Protestuesit vlerësuan edhe qëndrimin e kryebashkiakut Fation Duro, i cili kundërshtoi nismën. Ai ka argumentuar se Bashkia Patos renditet si bashkia e 10-të në rang vendi në Indeksin e Funksionalitetit të Bashkive dhe se ka efikasitetin më të lartë ndër bashkitë e qarkut Fier. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

