Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja, është dërguar me urgjencë në spitalin që drejtonte, rreth mesnatës, pas u arrestua për tjetërsimin e 44 mijë m² tokë. Burime policore bëjnë me dije se Voja ka shfaqur probleme të papritura kardiake dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Voja u arrestua një ditë më parë në kuadër të hetimit të Prokurorisë së Fierit për tjetërsimin e dyshuar të 44 mijë metrave katrorë tokë shtetërore në Povelçë. Ai ka drejtuar më herët Kadastrën e Fierit dhe dyshohet për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre në bashkëpunim. LEXO edhe...U arrestua për ‘shpërdorim detyre’, kush është drejtori i Spitalit të Fierit, Arben Voja! Karriera 'e pasur' në postet drejtuese dhe problemet me drejtësinë Sipas hetimeve, toka dyshohet se ka kaluar në pronësi private përmes dokumenteve të falsifikuara dhe më pas i është shitur investitorit Halil Gashi për ndërtimin e një parku fotovoltaik. Prokuroria e ka sekuestruar sipërfaqen, e cila figuron në pronësi të Gashit. Sipas burimeve, investitori nuk është vënë nën hetim, pasi nuk ka pasur dijeni për tjetërsimin. Krahas Vojës, masa e sigurisë “arrest në burg” u ekzekutua edhe për ish-kreun e Njësisë Administrative Dërmenas, Dilaver Shyti, punonjësen e Kadastrës Fjorelo Bida dhe noteren Anila Haxhiu. Për personin e pestë, punonjësen e Kadastrës Arbina Jaupaj, gjykata caktoi masat “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”. Lajmi në përditësim.... SI.E./A.Hl/ReportTv.al Fier Arben Voja Komento Komente Sondazhi i ditës: Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni? Të drejtë 71.5% Të gabuar 25.5% Nuk e di 3% Vota total: 1032 Sondazhi i ditës: Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni?

