Lajme Zone
U arrestua për ‘ndërtimet pa leje’, Apeli liron nga qelia ish-shefin e Komisariatit të Sarandës, Gëzim Bashllarin!
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

U arrestua për ‘ndërtimet pa leje’, Apeli liron nga qelia ish-shefin e Komisariatit të Sarandës, Gëzim Bashllarin!

Apeli ka pranuar kërkesën e avokatit Sokol Tahiraj, duke ndryshuar masën e sigurimit ndaj tij nga ‘arrest me burg’ në ‘detyrim paraqitje’.

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka liruar nga qelia ish-shefin e Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se Apeli ka pranuar kërkesën e avokatit Sokol Tahiraj, duke ndryshuar masën e sigurimit ndaj tij nga ‘arrest me burg’ në ‘detyrim paraqitje’. LEXO edhe...Fluks i lartë në Portin e Vlorës, mbi 1,300 pasagjerë mbërrijnë nga Italia brenda ditës Po ashtu mësohet se vendimi është dhënë nga gjyqtarja Natasha Mulaj. Ish-drejtuesi i Policisë u ndalua më parë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) nën dyshimet për shpërdorim detyre lidhur me ndërtimet pa leje në zonën e Sarandës dhe Ksamilit. R.Xh/ReportTv.al gjykata e apelit Gezim Bashllari Ksamil ndërtimet pa leje Vlore sarande Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.8% Shoqëria 24.6% Social media 16.5% Vota total: 2298 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?