Lajme Zone
U arrestua pas 4 vitesh arrati/ Kush është Armando Ndreu, zbrazi karikatorin drejt biznesit në Shkodër pas sherrit me pronarin
EkonomiTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

U arrestua pas 4 vitesh arrati/ Kush është Armando Ndreu, zbrazi karikatorin drejt biznesit në Shkodër pas sherrit me pronarin

Pas më shumë se katër vitesh në kërkim, një 36-vjeçar nga Shkodra është arrestuar në Spanjë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Pas më shumë se katër vitesh në kërkim, një 36-vjeçar nga Shkodra është arrestuar në Spanjë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. Bëhet fjalë për shtetasin Armando Ndreu, i dyshuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës, në vitin 2022.

Arrestimi u realizua në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, pas shkëmbimit të informacionit mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe Interpol Madridit.

Ndreu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2022 Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, e mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Sipas të dhënave, Armando Ndreu dyshohej se ishte autori i një sulmi me armë zjarri në drejtim të një furre buke, në pronësi të shtetasit Sadet Sala.

Dyshohej se mes Ndreut dhe pronarit të biznesit kishte pasur një konflikt, i cili dyshohet se përfi me të shtëna me armë automatike drejt subjektit.

Pas ngjarjes, autori ishte larguar në drejtim të paditur, duke i shpëtuar arrestimit nga policia.

Pas arrestimit në Spanjë, Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me autoritetet spanjolle për përfundimin e procedurave ligjore të ekstradimit të 36-vjeçarit në Shqipëri. 16:30

Shqipëria e kërkon për tentativë vrasjeje, arrestohet në Spanjë 36-vjeçari nga Shkodra

Aktualitet Top Channel