Lajme Zone
EkonomiShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

PAMJE ME DRON/ Përfshihet nga flakët tarraca e një pallati në qendër të Shkodrës, vetëm dëme materiale


Me ndërhyrjen e 4 mjeteve zjarrfikësve dhe 15 efektivëve, është arritur izolimi i flakëve. Fatmirësisht, ka vetëm dëme materiale dhe jo persona të lënduar.

Zjarr ka rënë në tarracën e një pallati në qendër të qytetit të Shkodrës. Pamjet me dron që Report Tv ka siguruar tregojnë tarracën të përfshirë nga flakët që po përhapen në pjesën tjetër të ndërtesës. Në tarracë dikur gjendej një biznes, por është mbyllur prej 2 vitesh. Me ndërhyrjen e 4 mjeteve zjarrfikësve dhe 15 efektivëve, është arritur izolimi i flakëve. Fatmirësisht, ka vetëm dëme materiale dhe jo persona të lënduar. “Zjarri në tarracën e pallatit në qendër të Shkodrës është izoluar plotësisht. Shërbimet reaguan menjëherë dhe punuan në koordinim për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shmangur përhapjen e flakëve. Dua të falënderoj çdo punonjës të shërbimit zjarrfikës, Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake dhe shërbimit shëndetësor për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar", tha për mediat zëvendëskryetari i Bashkisë Shkodër, Marian Ndershtiqaj. LEXO EDHE:Në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasjeje, arrestohet në Spanjë Armando Ndreu! Pritet ekstradimi, në 2022 qëlloi me breshëri automatiku furrën e bukës në Shkodër P.J P.J Shqiptarja.com TAG: zjarr Shkoder Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

29 Tetor, 18:29

A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 49.2% Jo 42.8% Nuk e di 8% Vota total: 715 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 29 Tetor, 18:29 A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?