Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Përçarje mes studentëve dhe ‘flamingove’ për orarin e protestave: Ne të sheshit jemi ‘shqiponja’! Mbledhje mes debatesh te ‘sofra’ e Kryeministrisë, anëtari i Berishës iu jep këshilla


Emërtimi i protestës ‘flamingo’ apo ‘student’ përçan koordinatorët e saj. Takimi i një grupi protestuesish para sofrës së betonit përmes së cilës kryeministri Rama i fton për dialog, përfundoi me debate mes tyre. Në një rreth të mbyllur, ku përjashtuan praninë e medias, me tone të ngritura ata debatuan edhe për orarin zyrtar të protestave.

Një grup protestuesish janë mbledhur në bulevard para kryeministrisë. Para sofrës së betonit përmes të cilës kryeministri Edi Rama i fton në dialog, ata kërkuan të bëjnë një takim të mbyllur, duke formuar një rreth, pa praninë e medias, për të ndarë së pari mes tyre, së pari, se kur do të jetë orari zyrtar i protestave, nisur nga kakofonia që ka pasur me organizatorëve të ndryshëm. Disa të pranishëm vunë në dukjen përçarjen që ka nisur sa i përket emërtimit të protestës, flamingo apo student, një ndarje që sipas tyre nuk duhet të ekzistojë “Nuk ka rëndësi a janë apo jo student, lëvizja është e gjithë Shqipërisë”, tha një prej personave në protestë, i cili theksoi se problemi madhor mbetet caktimi i një orari të saktë se kur do të jetë protesta gjatë javës, dhe një kohë specifike edhe për tubimin në fundjavë. LEXO EDHE:'Sa të kem jetë, dua pushtet'! Protestuesit djegin pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO) “Unë nuk di kur të thërras njerëzit, dal në intervista nuk di të them orën e protestës ”, theksoi ai. Pas këtij fjalimi, disa të rinj të tjerë thërritën në kor “Flasin studentët”, duke lënë qartazi të kuptohet se personi që kërkonte të mos kishte ndarje në protestë, nuk ishte një student. “Jep zgjidhje, jo fjalim ”, u përgjigj një tjetër i ri. “Ne të sheshit jemi shqiponja, nuk jemi flamingo ”, thotë një i ri, nga grup i studentëve duke dashur të ndahet nga grupet e tjera që kanë qenë edhe në protestat e të ashtuquajturit revolucioni flamingo. Të tjerë zëra kërkuan që zgjidhja të vijë nga secili fakultet, dhe diskutimet të mos bëhen në shesh por në auditorë. “Kjo është mbledhje studentësh, ç’punë kanë të tjerët ”, thotë një tjetër qytetar. Sot që në të gjitha universitet në vend iu dha fund bojkotit disa ditor, në këtë takim ishte dhe Aleksandër Biberaj, ish-deputet demokrati dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, pedagog te Politekniku, i cili ka marrë pjesë në protestat në shesh. Ai sugjeroi që të bëhen takime edhe me profesorë në fakultete "për të krijuar një përfaqësi". Ky takim ku media u kërkua të mos filmonte me kamera, u karakterizua me zëra të tensionuar mes palëve, shpesh herë edhe duke i ndërprerë fjalën njëri-tjetrit me tone të ngritura. SI.E. / A.E SI.E. Shqiptarja.com TAG: aleksander biberaj sali berisha kryeministria protestat kunder qeverise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Or tej: 02/11/2026 17:08 Shqiptari gjithmone i percare or teeeejjjjj Përgjigju Sondazhi i ditës:

29 Tetor, 18:29

A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 49.1% Jo 43% Nuk e di 7.9% Vota total: 717 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 29 Tetor, 18:29 A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?