Lajme Zone
Ish-kreu i PD Fier, Rrapi Gjika: Zgjedhjet u shtynë për të vendosur kryetarin që duan Noka e Bardhi! Më përjashtuan se nuk i thashë “shef” Mulit! Manipulohen listat për të paracaktuar fituesin
PolitikëReport TV

Ish-kreu i PD Fier, Rrapi Gjika: Zgjedhjet u shtynë për të vendosur kryetarin që duan Noka e Bardhi! Më përjashtuan se nuk i thashë “shef” Mulit! Manipulohen listat për të paracaktuar fituesin

Zgjedhjet farsë, me lista false për interesa të vogla të disa të emëruarve dhe të vetëquajtur "udhëheqës" në qendër nuk u shërbejnë demokratëve të ndershëm që kanë 13 vite që luftojnë në opozitë dhe "udhëheqësit" në Tiranë trashen dhe majmen me lloj-lloj pisllëqesh në kurriz të demokratëve duke bërë skena, sikur bëjnë opozitë!

Zgjedhjet e PD në degën e Fierit nuk u zhvilluan në periudhën që parashikonte statuti, si në të gjitha degët e tjera të vendit. Ato u shtynë pa dhënë asnjë arsye publike... (Në fakt, arsyen demokratët e Fierit e dinë: të zgjidhet me emërim ai që do "qendra", ndonjë nga servilët e paaftë të saj... LEXO edhe...Përplasja Veliaj-Rama, reagon PD: Dënojmë me forcë kërcënimin ndaj kryebashkiakut, hetim urgjent për aktin e kryeministrit, Gogut dhe Arbër Hajdarit Mulizimi dhe Gazifikimi i partisë... Gjatë kësaj kohe u krijua një grup pune, ku pjesa më e madhe nuk kanë qenë fare aktivë gjatë gjithë opozitës dhe një pjesë e mirë e tyre kanë garuar kundër rithemelimit në vitin 2023. Ky "Grup pune" vetëm punë nuk bëri, përveçse u mor me manipulimin e listave të anëtarësisë, duke hequr nga lista anëtarët aktivë, sidomos të rithemelimit, dhe duke "anëtarësuar" familjarë sa për votimin e datës 7 Nëntor, ku kandidatët do të "garojnë" dhe "fituesi" është paracaktuar. A ka një listë përfundimtare të anëtarësisë?Kush e bëri listën?Kush nga kandidatët e ka listën? Gjatë kësaj kohe nuk u bë asnjë takim me seksione apo grupseksione, që ishte dhe arsyeja pse u shtynë zgjedhjet... Të gjitha strukturat nuk funksionojnë... U përjashtua pjesa më e madhe e kryesisë së degës, e zgjedhur nga Kuvendi i Rithemelimit. U shkarkova unë nga kryetari i degës, se isha i zgjedhur në Kuvendin e Rithemelimit, u shkarkova dhe u përjashtova nga çdo proces se jam demokrat i orëve të para, i dekoruar nga Presidenti Berisha si pishtar i demokracisë, pa dhënë asnjë arsye dhe pa njoftim strukturash, vetëm e vetëm për të marrë kontrollin e degës dhe për të paracaktuar "kryetarin" e ri që i duhet Mulit dhe Gazit. U përjashtova se nuk i thashë "shef" Mulit. U shkarkua pa asnjë arsye sekretari i degës, inxhinier Emiliano Mone, prej tre mandatesh në opozitë si sekretar dege, me një punë të shkëlqyer të tij. U shkarkua sekretari organizativ i degës, biznesmen, përfaqësuesi dinjitoz i një familjeje fisnike, Ervin Feleqi. U përjashtuan nënkryetarët që kanë kontribuar shumë te PD dhe njerëz të nderuar tanët: Ramize MernicaGentian Varfi U përjashtuan nga grupi i punës: Kryetarë grupseksionesh dhe seksionesh prej shumë vitesh, që kanë mbajtur gjallë degën e PD-së në Fier: Alket OsmaniLedio KastratiElton JahajArmand BuziRobert MarkuFatmir GashiPandeli ToleEnver DikaOsman RredhiRenato AgalliuAgron BendoGramoz MusaraiFitim LikajGjergj KorçariArtur BendoZamir MalajBujar IbrushiFatmir DokoRoed ZykaTare GremiValbona BinjakuGazment HatiaSander BitaSali IsufiLulzim MirofciShaban DrizaZenel HoxhaAviola AgalliuEdison ZykaTomorr AbdurramaniAgron ZeqoDenard PapuçiViron HasaSelam TrokaAltin BreguAlfred DavidhiEdi SpahoHaki GurguriHaxhi HebejaBujar KabashiAni Ferra...Dhe me dhjetëra të tjerë kryetarë, sekretarë dhe drejtues strukturash dhe seksionesh... Zgjedhjet farsë, me lista false për interesa të vogla të disa të emëruarve dhe të vetëquajtur "udhëheqës" në qendër, nuk u shërbejnë demokratëve të ndershëm që kanë 13 vite që luftojnë në opozitë dhe "udhëheqësit" në Tiranë trashen dhe majmen me lloj-lloj pisllëqesh në kurriz të demokratëve, duke bërë skena, sikur bëjnë opozitë! Suksese në farsën që do të bëni... A.C/ReportTv.al zgjedhjet ne pd Rrapi Gjika Fier PD Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 49.1% Jo 43% Nuk e di 7.9% Vota total: 721 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?