Lajme Zone
Zbuten tensionet mes SHBA-së dhe Iranit, çmimi i naftës bie me 6.7% pas sinjaleve për rifillimin e dialogut
EkonomiTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Zbuten tensionet mes SHBA-së dhe Iranit, çmimi i naftës bie me 6.7% pas sinjaleve për rifillimin e dialogut

Çmimet e naftës kanë pësuar një rënie të ndjeshme në tregjet ndërkombëtare, pas sinjaleve se diplomacia mund të rikthehet në qendër të përpjekjeve për zgjidhjen e konfliktit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Çmimet e naftës kanë pësuar një rënie të ndjeshme në tregjet ndërkombëtare, pas sinjaleve se diplomacia mund të rikthehet në qendër të përpjekjeve për zgjidhjen e konfliktit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Nafta bruto amerikane WTI ra deri në 6.7%, duke zbritur në 97.1 dollarë për fuçi. Në të njëjtën kohë, edhe nafta Brent, referenca kryesore për tregjet ndërkombëtare, regjistroi një rënie prej 6.7%, duke arritur në 105.86 dollarë për fuçi.

Rënia u përshpejtua pas deklaratave të presidentit iranian, Masoud Pezeshkian, i cili bëri të ditur se qeveria e Teheranit po kërkon një zgjidhje përmes dialogut. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA, Pezeshkian deklaroi se Udhëheqësi Suprem, Mojtaba Khamenei, i ka dhënë qeverisë kompetencat e nevojshme për të ndjekur këtë proces.

Gjatë një takimi me guvernatorët e provincave, presidenti iranian theksoi se vendi i tij nuk mund të detyrohet të dorëzohet përmes konfliktit, duke shtuar se Teherani kundërshton kërkesat që i konsideron të tepruara.

Ndërkohë, pritshmëritë për rifillimin e negociatave mes Uashingtonit dhe Teheranit kanë ndikuar pozitivisht edhe në tregjet financiare. Bursat kryesore evropiane kanë regjistruar rritje, ndërsa kontratat e së ardhmes në Wall Street kanë shfaqur ecuri pozitive.

Në Evropë, Milano shënoi rritje me 0.5%, Madridi me 0.8%, Parisi me 0.3% dhe Frankfurti me 0.2%, ndërsa Londra regjistroi një rënie të lehtë prej 0.1%.

Edhe çmimi i gazit natyror ka ndjekur të njëjtën tendencë, duke rënë me 8.5% në 95 euro për megavat/orë. Top Channel