GJKKO ka konfirmuar masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit, i cili u arrestua dy ditë më parë. Vendimi i gjykatës u mor pas shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga mbrojtja.
Ai ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për çështje të dyshuara që lidhen me AKSHI-n.
Prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj Agasit një sërë akuzash, përfshirë korrupsion.
Avokatët e Agasit deklaruan se do e apelojnë këtë vendim. Top Channel

