Lajme Zone
U arrestua në Selanik për pastrim parash, biznesmeni shqiptar: Jam vënë në shënjestër nga Rama
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

U arrestua në Selanik për pastrim parash, biznesmeni shqiptar: Jam vënë në shënjestër nga Rama

Një biznesmen 53-vjeçar shqiptar, i angazhuar në sektorin e ndërtimit dhe energjisë, i arrestuar më 12 qershor në Selanik në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar, ka mohuar akuzat për pastrim parash të dyshuara se burojnë nga trafiku i drogës. Biznesmeni i ka cilësuar akuzat si pjesë të një sulmi me motive politike dhe pretendon se është vënë në shënjestër nga kryeministri Edi Rama, raporton me

Një biznesmen 53-vjeçar shqiptar, i angazhuar në sektorin e ndërtimit dhe energjisë, i arrestuar më 12 qershor në Selanik në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar, ka mohuar akuzat për pastrim parash të dyshuara se burojnë nga trafiku i drogës. Biznesmeni i ka cilësuar akuzat si pjesë të një sulmi me motive politike dhe pretendon se është vënë në shënjestër nga kryeministri Edi Rama, raporton media greke “Kathimerini”.

Sipas Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), 53-vjeçari dyshohet se ka qenë pjesë e një rrjeti që ka pastruar miliona euro, dollarë dhe pesos gjatë viteve 2018-2023.

Hetuesit dyshojnë se paratë janë kaluar përmes disa kompanive që operonin në tregtinë e mishit, frutave dhe qymyrit, si dhe përmes një kompanie ndërtimi që zhvillonte projekte për hotele dhe zyra në Tiranë.

Hetimi ndaj rrjetit nisi pas dyshimeve për një grup shqiptarësh që organizonte dërgesa kokaine nga Amerika Latine drejt vendeve të Evropës, përfshirë Belgjikën, Spanjën dhe Holandën. Gjatë hetimeve, në Barcelonë u sekuestruan 441 kilogramë kokainë.

Përballë gjykatës së Apelit në Selanik, biznesmeni ka mohuar se është përpjekur t’i shmangej drejtësisë. Ai ka deklaruar se kishte udhëtuar drejt Greqisë për të marrë pjesë në një festë dhe se nuk ishte në arrati. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm