Në protestën e sotme kundër kryeministrit Edi Rama aktivisti tha se në ditën e 80 protesta është bërë shumë e fuqishme dhe se ka treguar se makineria e propagandës para popullit të lirë është e pafuqishme. “80 ditë në shesh jemi këtu për një qëllim. Dorëheqjen e Edi Ramës. Këto janë 80 ditët që na zgjuan besimin. 80 ditë dhe fundi i Edi Ramës është më afër dhe është i sigurt. Për 80 ditë shqiptarët dhe Shqipëria ka krijuar një busull që ndodhet në këtë shesh, Por përveç këtij sheshi kemi edhe një busull tjetër, janë mercenarët e mediave që punojnë për Ramën. Harrojnë që për 13 vite kishin çdo instrument dhe çdo mjet në dorë për ta bërë Shqipërinë dhe nuk e bënë. Tani që kanë humbur çdo legjitimet popullor po përpiqen të na tregojnë çfarë duhet të bëjmë. U dështuan të gjitha tezet”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
