Edi Rama Policia e Shtetit ka një ligj shumë të qartë të veprimtarisë së saj, që në logjikë të përgjithshme u përshtatet policive të Europës. Policia nuk është agjenci që merret me të gjithë shkeljet ligjore, përkundrazi e ka të përcaktuar: Merret vetëm me rendin publik e kushtetues... Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, bëri të ditur dje se Policia e Shtetit ka hapur një sektor të ri në luftën ndaj krimeve të mjedisit.
Pas këtij angazhimi publik pritet që në komisariatet e policisë të ngrihet një strukturë e posaçme për krimin mjedisor.
Ndërkohë që si kryq mbi shpinë ndaj policisë është ndërtimi pa leje, ku, siç ndodhi pak ditë më parë, u shkri një strukturë e tërë policie në Himarë si pasojë e ngritjes së një banese të lartë që nuk kishte lejen e duhur.
Pak ditë më parë, po ministri Lamallari, nga Saranda, u tha strukturave policore se duhet të vëzhgonin sezonin turistik, ku shtoi se më shumë se 300 vende të reja pune janë hapur për të interesuarit.
Shqipëria ka pasur disa vite më parë polici ndërtimi, polici elektrike, polici pyjore, polici mjedisore e, mbi të gjitha, polici tatimore e doganore.
Sot, të gjitha strukturat dikur të armatosura nuk ekzistojnë. Në çdo sektor që ka të bëjë me shkeljet ka administratë që shënon dhe denoncon shkeljen, jo një organ ekzekutiv që e ekzekuton këtë shkelje.
Një zgjedhje normale, pasi në thelb ligjor e kushtetues, të gjitha këto polici ishin të jashtëligjshme.
Një polici normale në një vend me shtet ligjor merret me rendin publik, jo me shkeljen e ligjit jo adekuat. Një polici ndërhyn para një vrasjeje, një akti terrorist, një dhune në familje. Po ç’punë ka një polici të ndërhyjë në një ndërtim pa leje apo një krim mjedisor? Akti apo fakti në këtë rast nuk është i çastit. Një denoncim mund të sjellë veprimin e institucioneve ligjore, siç janë prokuroria, gjykata e të tjera.
Policia ndërhyn kur ka një shkelje ligji në flagrancë, por nuk mund të jetë aktor nëse ka probleme, të cilat edhe kontestohen, edhe diskutohen e, si të gjitha, shkojnë në gjykatë.
Në një shtet ligjor, kontestimet, përplasjet dhe konfliktet i zgjidh gjykata. Policia është për rastet flagrante të rendit publik.
Keni parë në Itali që, nëse një strukturë biznesi apo familjare bën një shtesë, policia apo karabinieria të mësyjë? Ka ndodhur dikur, por vetëm nëse ka një vendim gjykate. Sot, atje nuk shkon fare asnjë strukturë policore, pasi mbërrijnë përmbaruesit. Forcat e rendit janë prezente vetëm nëse ka një rast prishjeje të rendit publik.
Policia e Shtetit nuk është as polici ligjore, as instrument i zbatimit të ligjit të institucioneve të tjera. Kushtetuta e Shqipërisë e ka zgjidhur qartë se policia ndërhyn nëse një subjekt shkakton prishje të rendit publik.
Ndëshkimi i Edi Ramës, Lamallarit dhe Skënder Hitajt ndaj drejtuesve dhe oficerëve të policisë, me sebepin se kanë lejuar apo nuk kanë vepruar ndaj ndërtimeve pa leje, është antiligjor dhe antikushtetues.
Policia e Shtetit ka një ligj shumë të qartë të veprimtarisë së saj, që në logjikë të përgjithshme u përshtatet policive të Europës. Policia nuk është agjenci që merret me të gjitha shkeljet ligjore, përkundrazi, e ka të përcaktuar. Merret vetëm me rendin publik e kushtetues.
Edi Rama e ka kthyer policinë që të masë edhe decibelët e zhurmës së lokaleve të natës apo të merret me interesat e ndërtuesve në terren.
Çfarë është e gjitha kjo?
Thjesht një monopol për të rritur interesin e njerëzve në uniformë që Edi Rama i kërkon besnikë të tij. Rama ka ngritur një shtet policor, ku njerëzve të promovuar u thotë se mund të merren me ndërtuesit, me lokalet, me skandalet, me biznesin; me një fjalë, janë ata të zotët e territorit, me kusht që të jenë ushtarë besnikë të tij.
Jemi fiks në fazën e fundit të instalimit të një regjimi, ku policia është fundi i një strukture të oligarkisë së korrupsionit. /Pamfletirama policia Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Zjarret në vend, 24 vatra në 24 orë; 7 ende aktive 18 Gusht 2026, 09:5909:59Aktualitet “The Sun”: Plazhe si në Maldive dhe pushime të lira, pse Shqipëria është destinacioni turistik me rritjen më të shpejtë në Evropë 18 Gusht 2026, 08:4008:40Aktualitet “I kërcënonin me vrasje, nëse deklaroheshin kundër shpërnguljes”/ Çfarë shkruante gazeta “Dajti” në vitin 1924, për krimet e grekëve ndaj shqiptarëve në Çamëri? 18 Gusht 2026, 07:3407:34Aktualitet Miliona dollarë, 55 muaj vonesë dhe objektiva të paarritura: Si dështoi plani për 'rilindjen' e shëndetësisë 18 Gusht 2026, 07:2607:26Aktualitet Moti i paqëndrueshëm këtë të martë, reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona 18 Gusht 2026, 07:0507:05Aktualitet 79 ditë revoltë, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Revolucion! 17 Gusht 2026, 21:4121:41Aktualitet

