Lajme Zone
Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, arrestohet në Qafë Thanë një prej autorëve
SportPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, arrestohet në Qafë Thanë një prej autorëve

Kalsi është arrestuar në Qafë Thanë, në momentin kur dyshohet se po tentonte të largohej nga Shqipëria. Sapo ka mbërritur në pikën e kalimit kufitar, ai është ndaluar dhe më pas arrestuar nga shërbimet e Policisë.

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan Kalsi është arrestuar në Qafë Thanë, në momentin kur dyshohet se po tentonte të largohej nga Shqipëria. Një nga autorët e dyshuar të grabitjes me armë të argjendarisë në Paskuqan është arrestuar nga Policia. Në pranga ka rënë Argys Kalsi, i cili dyshohet se ka marrë pjesë në grabitjen e ndodhur më 5 gusht, ku u morën bizhuteri dhe sende floriri me vlerë mbi 1.5 milionë lekë të reja.

Kalsi është arrestuar në Qafë Thanë, në momentin kur dyshohet se po tentonte të largohej nga Shqipëria. Sapo ka mbërritur në pikën e kalimit kufitar, ai është ndaluar dhe më pas arrestuar nga shërbimet e Policisë.

Policia e Tiranës e kishte identifikuar prej disa ditësh Kalsin si një nga personat e dyshuar për grabitjen. Megjithatë, hetuesit nuk ndërhynë menjëherë për arrestimin e tij, pasi e kishin mbajtur nën vëzhgim dhe po ndiqnin lëvizjet e tij, me synimin për të identifikuar dhe kapur edhe personin tjetër të dyshuar si bashkëpunëtor në grabitje.

Hetimet vijojnë për identifikimin dhe arrestimin e autorit të dytë të dyshuar, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e rolit të secilit person të përfshirë.

Ngjarja u regjistrua më 5 gusht në Paskuqan. Dy autorët dyshohet se hynë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit me iniciale L. L. dhe, pasi kërcënuan punonjëset me armë zjarri, morën bizhuteri dhe sende me vlerë mbi 1.5 milionë lekë të reja.

Pas grabitjes, ata u larguan me shpejtësi nga vendngjarja. Sipas burimeve, autorët ishin të armatosur me kallashnikovë dhe përdorën një motor pa targa për t'u larguar.

Autorët dyshohet se shmangën rrugët kryesore dhe përdorën rrugica periferike të Kamzës para dhe pas grabitjes, në përpjekje për të humbur gjurmët. Grabitet me armë argjendaria në Paskuqan, dy autorët largohen me motor! 5 Gusht, 15:13 "Vijojnë veprimet intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes së një sasie bizhuterish në një argjendari në Kamëz, më datë 05.08.2026.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga njëri prej autorëve të dyshuar.

Sekuestrohen gjatë periudhës së hetimit arma e zjarrit automatik, motomjeti, veshjet, maska silikoni dhe një krehër me fishek.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, si rezultat i punës intensive hetimore dhe procedurale, të kryer për disa javë, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, kanë finalizuar operacionin e koduar “Gold”, duke bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

-A. K., 35 vjeç, banues në Laç.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar, më datë 05.08.2026, kanë vjedhur një sasi bizhuterish në një argjendari dhe më pas janë larguar me një motomjet.

Në vijim të veprimeve të pandërprera hetimore dhe kërkimeve intensive në terren, më datë 06.08.2026, në një zonë të pyllëzuar të fshatit Zgafnur, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatike, një krehër me fishekë, një skafandër motoçiklete e lyer me ngjyrë gri, dy maska silikoni, një palë doreza, si dhe veshje të tjera që dyshohet se janë përdorur nga autorët gjatë kryerjes së veprës penale.

Gjithashtu, më datë 09.08.2026, në vendin e quajtur “Liqeni i Qinamit”, fshati Qinam, u gjet dhe u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një motomjet i cili dyshohet se është përdorur nga autorët gjatë kryerjes së veprës penale.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit tjetër, si dhe për dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Vjedhja me dhunë e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, njofton policia. Policia jep detaje nga grabitja në Paskuqan: Autorët kërcënuan me armë punonjëset dhe morën disa bizhuteri! 5 Gusht, 15:38 grabitja e argjendarisë në paskuqan Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Detaje nga vrasja në Ksamil/ Krimi pas një sherri, autori truprojë te "Principotes" i trafikantit Bekim Bulica 18 Gusht 2026, 09:4009:40Kronike Aksident në Maliq, autoambulanca përplaset me një automjet; plagoset 1 person 18 Gusht 2026, 08:4408:44Kronike Nga ndjekjet e policisë te dënimi në Britani: kush është Sokrat Vata, 29-vjeçari që dyshohet se vrau francezin në Ksamil 18 Gusht 2026, 07:3807:38Kronike Vritet me thikë 20-vjeçari francez në Ksamil, i riu gjendet i pajetë në një shezlong 18 Gusht 2026, 07:1207:12Kronike “Nuk ishte cigarja”, flet një nga të plagosurit në Porto Palermo; dy prej tyre nisen drejt Tiranës 17 Gusht 2026, 22:4522:45Kronike U hodhën në det për t’u shpëtuar flakëve, momenti kur skafi përfshihet nga zjarri në Porto Palermo (Video) 17 Gusht 2026, 22:2422:24Kronike