Lajme Zone
U akuzua për abuzim me tenderin 2.2 mln euro, GJKKO pushon çështjen e Jonaid Myzyrit
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

U akuzua për abuzim me tenderin 2.2 mln euro, GJKKO pushon çështjen e Jonaid Myzyrit

Pas hetimeve të tjera lidhur me çështjen, ashtu siç GJKKO kishte vendosur, SPAK doli sërish në përfundimin se ish-kreu i Prokurimeve Publike nuk provohet të ketë kryer shkelje.

Gjykata e Posaçme i ka dhënë të drejtë SPAK për pushimin e çështjes së Jonaid Myzyrit dhe të pandehurve të tjerë për shkeljet me një tender me vlerë 2,2 mln euro. Vendimi u dha nga gjyqtari Paulin Çera i cili pranoi kërkesën e prokurorit Elvin Gokaj. Pasi GJKKO i la afat SPAK 45 ditë për të këqyrur një akt ekspertim, i cili do të bëhej me ekspertë të licencuar, Prokuroria e Posaçme erdhi me të njëjten kërkesë për pushim, kërkesë që u pranua nga gjykata. LEXO EDHE:Pjesë e grupit të Ergys Dashit dhe Ervin Matës, Apeli i Posaçëm lë në qeli Eralbi Breçanin! Akuzohet për trafikimin e 446 kilogramëve kokainë Njësoj si për Myzyrin, SPAK kishte kërkuar pushimin e hetimeve edhe për anëtarët e KPP Vilma Zhupaj, Lindita Skeja, Merita Zeqaj dhe Enkeleda Bega. Jonaid Myzyri u hetua për një periudhë dyvjeçare nga organi i akuzës nën dyshimet se institucioni i drejtuar prej tij ka kryer shkelje në lidhje me një procedurë tenderuese me vlerë rreth 2.2 milionë euro të kryer në vitin 2020 për mirëmbajtjen e segmentit rrugor Rrëshen (Ura e Fanit)-Shpal, Shpal-Qafë Bene-Hadroj dhe Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 59 kilometra. Nga ana e organit procedues u pretendua se zyrtari i KPP në kundërshtim me ligjin favorizoi bashkimin e kompanive “AEK MUNELLA” dhe “DRINI-1”, të cilat fituan tenderin me dokumente false. Në këtë proces pati ankesa nga operatorë të tjerë, si “KTHELLA”, i skualifikuar nga komisioni me arsyetimin se oferta me vlerë më të ulët që kishte paraqitur ishte anormale. Pavarësisht dyshimeve paraprake të prokurorisë, në fund të hetimeve u konstatua se Jonaid Myzyri rezulton i pafajshëm. P.J/Shqiptarja.com TAG: spak jonaid myzyri GJKKO Vilma Zhupaj Lindita Skeja Merita Zeqaj Enkeleda Bega Komento Komente Sondazhi i ditës:

9 Korrik, 15:08

Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë? Po 68.5% Jo 27.3% Disi 4.2% Vota total: 565 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Korrik, 15:08 Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë?