Dy sportistët e rinj, Bojken Çela dhe Brando Kolaj, janë shpallur kampionë në turneun tradicional europian “Open Bosnja”, duke fituar nga një medalje ari në kategoritë përkatëse. Në kategorinë 60 kg, Bojken Çela u ngjit në vendin e parë të podiumit, duke realizuar katër prova të sakta. Ai ngriti 66 kg në stilin e shkëputjes dhe 81 kg në shtytje. Suksesin e dyfishoi Brando Kolaj në kategorinë 65 kg, i cili fitoi medaljen e artë me 72 kg në shkëputje dhe 84 kg në shtytje. Përveç titullit kampion, Kolaj u shpall edhe sportisti më i mirë i aktivitetit në grupmoshën U-15. Të dy sportistët e peshëngritjes stërviten nga trajneri i Kombëtares Florenc Çela. LEXO edhe...Greqi/ Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, prej 2024-ës furnizonte peshëngritësit me substanca dopingu, ia dha edhe djalit të tij të mitur Ne.k./ReportTv.al peshengritje Bojken Çela Brando Kolaj Komento Komente Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 71.4% Protesta 22.6% Asnjëra 6% Vota total: 2111 Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?

