Lajme Zone
Belgjikë/ U kap me kufje gjatë provimit të patentës, shqiptari përfundon në gjykatë: Po prisja një telefonatë nga kolegu
BotëReport TV

Belgjikë/ U kap me kufje gjatë provimit të patentës, shqiptari përfundon në gjykatë: Po prisja një telefonatë nga kolegu

Një 51-vjeçar shqiptar ka përfunduar në gjykatë në Belgjikë, pasi dyshohet se tentoi të mashtronte gjatë provimit teorik për marrjen e patentës së drejtimit.

Një 51-vjeçar shqiptar ka përfunduar në gjykatë në Belgjikë, pasi dyshohet se tentoi të mashtronte gjatë provimit teorik për marrjen e patentës së drejtimit. Ngjarja është regjistruar në qendrën e provimeve në Geel, ku burri nga Tongereni u kap në flagrancë nga një përgjegjës i qendrës, pasi kishte përdorur kufje të fshehura gjatë testimit. Shqiptari u paraqit të hënën para Gjykatës Penale në Turnhout, ku u përball me akuzën e tentativës për mashtrim gjatë provimit. Prokurorja Veerle Van Gorp bëri të ditur se 51-vjeçari kishte vendosur fillimisht një pajisje të vogël në vesh dhe më pas kishte përdorur edhe kufje të mëdha. Ai iu përgjigj saktë pothuajse të gjitha pyetjeve, por u vu re kur, pas heqjes së kufjeve të mëdha, tentoi të fshihte pajisjen e vogël që kishte në vesh. LEXO edhe...Nga Ekuadori në Europë, si po e zgjerojnë rrjetet kriminale shqiptare trafikun e kokainës në Amerikën Latine Para autoriteteve, ai pretendoi se kufjet i përkisnin vajzës së tij dhe se i përdorte për të komunikuar me kolegët. Edhe në sallën e gjyqit, 51-vjeçari mohoi të kishte pasur qëllim të mashtronte. Avokati i tij argumentoi se klienti përdorte shpesh kufje për të komunikuar në telefon pa pasur nevojë të mbante celularin në dorë dhe se gjatë provimit priste një telefonatë nga një koleg, shkruajnë mediat belge. Prokuroria kërkoi që shqiptari të dënohej me punë në shërbim të komunitetit, ndërsa mbrojtja kërkoi shpalljen e tij të pafajshëm. I pyetur nga gjyqtari se përse kishte udhëtuar nga Tongereni drejt Geel për të dhënë provimin, ai u përgjigj se në atë ditë vetëm në këtë qendër kishte gjetur një vend të lirë. Gjykata pritet të shpallë vendimin për çështjen më 21 dhjetor. Xh.K/ReportTv.al belgjike patenta shqiptar Komento Komente Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 70.9% Protesta 23% Asnjëra 6% Vota total: 2609 Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?