Lajme Zone
‘Turizmi i lindjeve’ në SHBA, Trump firmos 2 urdhra për ta ndaluar! Jo më nënshtetësi automatike për foshnjat
BotëReport TV

‘Turizmi i lindjeve’ në SHBA, Trump firmos 2 urdhra për ta ndaluar! Jo më nënshtetësi automatike për foshnjat

Presidenti Donald Trump nënshkroi të enjten dy urdhra ekzekutivë që synojnë kufizimin e së drejtës së fitimit të shtetësisë amerikane nëpërmjet lindjes.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi të enjten dy urdhra ekzekutivë në një përpjekje të re, por më të kufizuar, për të ngushtuar të drejtën e fitimit të shtetësisë amerikane me lindje, duke sfiduar edhe një herë një dispozitë të Kushtetutës së SHBA-së, megjithëse Gjykata Supreme e kishte refuzuar përpjekjen e tij të mëparshme. Kufizimi i shtetësisë me lindje ka qenë një nga prioritetet kryesore të presidentit republikan në kuadër të goditjes së tij ndaj emigracionit, ndërsa Shtëpia e Bardhë ka vënë theks të veçantë te ajo që e quan "turizëm për lindje", praktikë në të cilën shtetase të huaja shtatzëna udhëtojnë drejt SHBA-së për të lindur. LEXO edhe...‘Duhet të zgjedhim JD’, Trump ‘piketon’ Vance si pasardhësin e tij për zgjedhjet 2028! Zv. presidenti ende i pavendosur Gjykata Supreme e rrëzoi si antikushtetues urdhrin e mëparshëm ekzekutiv të Trumpit, që synonte një gamë të gjerë emigrantësh që ndodheshin në SHBA në mënyrë të paligjshme ose përkohësisht. Administrata argumenton se direktiva e re nuk bie brenda fushëveprimit të vendimit të Gjykatës Supreme, pasi synon të riinterpretojë përjashtimet e ngushta historike nga e drejta e shtetësisë me lindje dhe të zgjerojë kategoritë e personave që nuk do të kenë të drejtë ta përfitojnë atë. "Praktika e turizmit për lindje, që nga momenti i nënshkrimit të këtij urdhri, ndalohet," tha ndihmësi i Shtëpisë së Bardhë, Stephen Miller, gjatë nënshkrimit të enjten në Zyrën Ovale. Reuters thotë se Qendra për Studime mbi Emigracionin, e cila mbështet nivele më të ulëta të emigracionit, vlerësoi se ndërmjet 20.000 dhe 25.000 nëna udhëtuan në SHBA për turizëm lindjeje midis viteve 2016 dhe 2017. Në vitin 2025, në Shtetet e Bashkuara u regjistruan 3.6 milionë lindje. Urdhrat ekzekutivë kufizojnë gjithashtu të drejtat e fëmijëve të lindur në SHBA nga punonjës të qeverive të huaja dhe të fëmijëve të personave që klasifikohen si "armiq të huaj". Këto urdhra mund të prekin gjithashtu personat e lindur në territoret e SHBA-së, nëse Kongresi miraton një ligj të propozuar që do t'i japë fund fitimit automatik të shtetësisë edhe në ato territore. Megjithatë sipas Reuters. urdhrat e rinj të Trumpit pritet të përballen me sfida ligjore pasi mbetet e paqartë se çfarë efekti praktik mund të kenë këto urdhra. U.D/ReportTv.al lindje Shtepia e Bardhe gjykata supreme e shba donald trump Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.1% Jo 59.8% Nuk e di 5.1% Vota total: 2400 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?