Lajme Zone
Erisa Xhixho: Shqipëria po ndërton më shumë kulla se shkolla, 60% e të rinjve janë analfabetë funksionalë
PolitikëReport TV

Erisa Xhixho: Shqipëria po ndërton më shumë kulla se shkolla, 60% e të rinjve janë analfabetë funksionalë

Xhixho kritikoi edhe investimin për shkollën “Edith Durham”, duke pretenduar se godina e re ka pesë klasa më pak se ajo e vjetra

Zv.presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, deklaroi të premten se arsimi shqiptar po kalon një krizë të thellë, duke theksuar se gjatë dhjetë viteve të fundit sistemi ka humbur 113.932 nxënës, ose një në tre fëmijë të arsimit bazë, ndërsa mbi 300 shkolla nuk funksionojnë më si më parë. Në një deklaratë për shtyp, ajo tha se rreth 60% e të rinjve janë analfabetë funksionalë, 17.800 persona me arsim të lartë rezultojnë të papunë dhe Shqipëria financon arsimin me vetëm 2.5% të PBB-së. Xhixho kritikoi edhe investimin për shkollën “Edith Durham”, duke pretenduar se godina e re ka pesë klasa më pak se ajo e vjetra, ndërsa akuzoi qeverinë se ka lënë pas dore arsimin në favor të koncesioneve dhe projekteve të tjera. LEXO edhe...Partia e Lirisë: Program për të mos larguar rininë, qeveria nuk i mbështet! Deklarata e Xhixhos "Të nderuar qytetarë ! Sapo është mbyllur një vit shkollor me shumë porblematika dhe pyetja më e madhe që bëjnë sot qytetetarët është: Ku po shkon arsimi shqiptar ? Sot, rreth 60% e të rinjve shqiptarë klasifikohen si analfabetë funksionalë, trefishi i mesatares së Bashkimit Evropian .Kjo do të thotë se mijëra të rinj dalin nga sistemi arsimor pa aftësitë bazë për të kuptuar, analizuar dhe konkurruar në tregun modern të punës. Në të njëjtën kohë, Shqipëria po përjeton një paradoks të dhimbshëm. Nga njëra anë, vendi detyrohet të importojë punëtorë të huaj, sepse mbi një milion shqiptarë janë larguar nga vendi. Nga ana tjetër, të rinjtë shqiptarë nuk gjejnë punë. Sipas INSTAT, rreth 17.800 persona me arsim të lartë janë të papunë dhe të rinjtë përbëjnë rreth 55% të të gjithë të papunëve me diplomë universitare. Kjo dëshmon se qeveria ka dështuar të lidhë arsimin me tregun e punës dhe me nevojat reale të ekonomisë. Ndërkohë, ankthi i mësuesve për vendin e punës vazhdon edhe këtë verë. Jo sepse mungojnë mësuesit e mirë, por sepse po mungojnë nxënësit. Shpopullimi po godet drejtpërdrejt arsimin shqiptar. Një në tre nxënës të arsimit bazë është larguar nga bankat e shkollës gjatë dhjetë viteve të fundit. Brenda një dekade sistemi ka humbur 113 932 nxënës, ose rreth një të tretën e popullsisë shkollore. Situata është edhe më alarmante në arsimin e mesëm, ku në vetëm dhjetë vjet kemi humbur gjysmën e nxënësve. Mbi 300 shkolla nuk funksionojnë më si një dekadë më parë. Shumica janë mbyllur plotësisht, ndërsa të tjera mbijetojnë vetëm falë klasave të bashkuara. Edhe universitetet po përballen me të njëjtën krizë. Rënia e numrit të studentëve po sjell mbylljen e degëve të rëndësishme të studimit dhe po rrezikon zhdukjen e profesioneve bazë si matematikanët, kimistët apo gjuhëtarët. Shqiperia ka financimin më të ulët për arsimin në rajon me vetëm 2.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kjo nuk është thjesht krizë e arsimit. Kjo është krizë e zhvillimit të vendit. Simboli më domethënës i kësaj filozofie është shkolla 9-vjeçare “Edith Durham”. Një shkollë e shembur për t’u rindërtuar me një fond prej 4.9 milionë euro të Bashkisë së Tiranës, por që sot ka 5 klasa me pak sesa godina e vjetër. Një investim që nuk i shërben nevojave të nxënësve, por ngre pikëpyetje serioze për mënyrën se si planifikohen dhe përdoren fondet publike. Ndërkohë, Tiranës i mungojnë të paktën edhe 8 shkolla nga 17 të premtuara. Nuk mund të ketë arsim cilësor pa financim serioz. Nuk mund të kërkosh rezultate evropiane me buxhete që janë larg standardeve evropiane. Dhe kjo jo se mungojnw paratë. Vetëm afera e inceneratorëve kap vlerën e rreth 400 milionë eurove. Sterilizimi i kushtoi buxhetit rreth 100 milionë euro. Check-up-i rreth 120 milionë euro, tuneli i Llogarasë 170 milionw euro. Ndërkohë që qindra milionë euro janë gjetur për koncesione, PPP dhe projekte korruptive, nuk gjenden fonde që fëmijët shqiptarë të mos mësojnë me 2 turne, të kenë laboratorë modernë, biblioteka, palestra dhe shkolla që u përgjigjen standardeve të një vendi që pretendon të hyjë në Bashkimin Europian. Pasojat janë dramatike. Qeveria flet çdo ditë për integrimin evropian, por nuk ndërtohet Europa me shkolla që boshatisen, me mësues që jetojnë në pasiguri dhe me të rinj që largohen ose mbeten të papunë. Një vend që nuk investon te arsimi nuk ndërton të ardhmen; ndërton varfëri, emigracion dhe varësi. Kjo është arsyeja pse arsimi nuk mund të trajtohet më si një shpenzim, por si investimi më jetik për Shqipërinë. Sepse një qeveri që humbet fëmijët nga bankat e shkollës, humbet edhe të ardhmen e kombit. Dhe një shtet që ndërton më shumë kulla sesa shkolla, nuk po ndërton zhvillim, por po vulos dështimin e tij historik. Faleminderit!" U.D/ReportTv.al Erisa Xhixho Partia e Lirise arsimi Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.1% Jo 59.9% Nuk e di 5.1% Vota total: 2449 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?