Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani kanë nënshkruar të premten Marrëveshjen e Përbashkët të Mbrojtjes së Mekës, sipas një deklarate zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Pakistanit. Dokumenti u firmos gjatë samitit trepalësh të zhvilluar në Pallatin Al-Safa në Mekë, ku morën pjesë presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, princi i kurorës dhe kryeministri saudit Mohammed bin Salman, si dhe kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif. LEXO edhe...U kap në Rinas, Gjykata lë në burg aktivisten turke! Nga protestat kundër Erdoganit te azili politik në Francë, kush është mësuesja e dënuar në Turqi për terrorizëm Sipas deklaratës, tre liderët shqyrtuan marrëdhëniet dypalëshe dhe trepalëshe, si edhe çështje me interes të përbashkët, përpara nënshkrimit të marrëveshjes. Ministria e Jashtme e Pakistanit tha se marrëveshja bazohet në “lidhjet historike të kahershme, vëllazërinë islame dhe interesat e përbashkëta strategjike”, duke synuar forcimin e sigurisë kolektive dhe promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë. Sipas dispozitës kryesore të marrëveshjes, çdo sulm i armatosur ndaj njërit prej tre shteteve do të konsiderohet sulm ndaj të treve. Deklarata shton gjithashtu se marrëveshja parashikon zgjerimin e bashkëpunimit në të gjitha aspektet e mbrojtjes, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi mekanizmat e zbatimit apo strukturat operative. P.J/ReportTv.al Shehbaz Sharif Mohammed Bin Salman Recep Tayyip Erdoğan Arabia Saudite turqi Pakistan Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35% Jo 60% Nuk e di 5% Vota total: 2485 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?

