Dalja e Shkodrës është kthyer në një nga pikat më të vështira të qarkullimit gjatë sezonit veror. Kolonat e makinave shkojnë në disa kilometra, duke e bërë të vështirë lëvizjen për pushuesit që udhëtojnë drejt Velipojës, Shirokës e Zogajt, si dhe për ata që ndjekin aksin drejt Muriqanit apo Tiranës. LEXO edhe...Zbulohen 130 rrënjë kanabis në Pukë, në pranga 55-vjeçari, procedohet edhe kryeplaku i fshatit Arst Fluksi i lartë i automjeteve lidhet me rritjen e ndjeshme të lëvizjeve gjatë verës, teksa në Shkodër janë rikthyer dhe shumë emigrante. Përballë kësaj situate, Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit kanë vendosur në zbatim një plan të përbashkët masash për menaxhimin e qarkullimit. Efektivët janë në terren për të shmangur bllokimet, teksa u bëjnë apel drejtuesve të automjeteve të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e punonjësve të policisë. R.Xh/E.H/ReportTv.al Shkoder fluks sezoni veror automjete emigrante Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.1% Jo 59.9% Nuk e di 5.1% Vota total: 2449 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?
