Ngjarje si vrasja e turistit portugez 21-vjeçar në Ksamil nuk janë në traditën e shqiptarit. Ky ishte mesazhi i kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili reagoi pas krimit duke vlerësuar punën e Policisë së Shtetit dhe duke kërkuar që drejtësia të bëjë detyrën e saj. Balla tha se autori i dyshuar i krimit u arrestua në kohë rekord, ndërsa theksoi se turistët zgjedhin Shqipërinë për besën dhe mikpritjen e shqiptarëve. “Policia ka arritur të ndalojë në kohë rekord autorin e një krimi tepër të rëndë në Ksamil. Humbja e jetës së një turisti të huaj nuk është në traditën e shqiptarit. Ata vijnë në Shqipëri në besën dhe mikpritjen e shqiptarit. Drejtësia duhet të bëjë detyrën dhe shembullin”, shkroi Balla. LEXO EDHE:Kreshnik Spahiu: A do protestojmë për vdekjen e turistit të huaj apo vetëm për ngordhjen e zogjve? Për ngjarjen reagoi edhe Partia Demokratike, e cila e cilësoi sezonin turistik të këtij viti një "verë të zezë për Shqipërinë", duke akuzuar qeverinë për dështim në garantimin e sigurisë. Në deklaratën e saj, PD tha se vrasja e turistit nuk mund të trajtohet si një tjetër ngjarje e kronikës së zezë, ndërsa akuzoi Policinë e Shtetit se është fokusuar te reagimi pas ngjarjeve dhe jo te parandalimi i tyre. "Për autoritetet e vendit, për narko-qeverinë, kjo vrasje makabre nuk mund të trajtohet si një tjetër komunikatë në kronikën e zezë. Ajo është faqja e zezë e Policisë dhe qeverisë, e cila siç ka treguar kaq e kaq herë, e ka mendjen te videot plot me suksese imagjinare, dhe jo te policimi në komunitet, jo te puna e parë e saj: parandalimi. Policia e Shtetit është kthyer në një agjensi që ndjek ‘autorët e ikur në drejtim të paditur’, jo një forcë të parandalimit të krimit, garantimit të sigurisë, forcimit të rendit publik. Sipas shprehjes popullore c’të mbjellësh, do të korrësh, kështu do vijojë të jetë sa kohë në drejtim emërohen patronazhistët e partisë, në partneritet me bandat, duke e kthyer edhe vetë policinë në bandë me uniformë" shkruhej në deklaratën e PD Në përfundim të deklaratës, PD u zotua se, nëse vjen në qeveri, do të zbatojë një Paketë Anti-Krim brenda 100 ditëve të para të qeverisjes, me synimin, sipas saj, për rikthimin e sigurisë publike dhe goditjen e lidhjeve mes strukturave shtetërore dhe krimit. Turisti portugez 21-vjeçar Luis Miguel Varela Mendes u vra në orët e para të mëngjesit të së martës në Ksamil. Sipas hetimeve paraprake, krimi ndodhi pas një konflikti në ambientet e kompleksit “Principotes”, ndërsa si autor i dyshuar është arrestuar truproja i kompleksit, Sokrat Vata. Policia njoftoi se 29-vjeçari u kap disa orë pas ngjarjes në Levan të Fierit, teksa dyshohet se po tentonte të largohej drejt Tiranës. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit vijojnë. U.D/Shqiptarja.com TAG: PD Ksamil turisti vrasja e portugezit taulant balla Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.5 / 5 (8 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.8% Shoqëria 25.4% Social media 16.7% Vota total: 3101 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

