Vrasja e turistit portugez në Ksamil sapo ka mbushur titujt e mediave shqiptare. Pa dyshim, nesër mediat e huaja jo miqësore me Shqipërinë do të përhapin panikun në gjithë botën se në Shqipëri shkohet me rroba banje dhe kthehesh me arkivol. LEXO edhe...Vrasja e të riut portugez në Ksamil, PD akuza qeverisë: Verë e zezë për Shqipërinë, siguria publike ka dështuar! Në fakt, në shtetet e tyre ndodhin më shumë krime ndaj turistëve sesa në Shqipëri, por, ndryshe nga Shqipëria, mediat e tyre kanë kode për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe ruajtjen e imazhit të tyre. Personalisht, kam përjetuar dy krime me viktima në Gjermani, por mediat gjermane nuk transmetuan asnjë lajm mbi ngjarjet. Kronika e zezë ka filtra etikë dhe përmbajtje profesionale. Rrugët e Barcelonës janë më të pasigurta se rrugët e Tiranës. Nata në Berlin është më e pasigurt se nata në Durrës. Hajdutët dhe grabitësit në Paris janë më të rrezikshëm se në Vlorë. Banditët në Napoli apo Sicili janë më të tmerrshëm se çdo halabak në Sarandë. Stacionet e autobusëve në Bruksel janë më të frikshme se në Shkodër. Turistët në Madrid grabiten më shumë se në Shëngjin. Gjithsesi, askush nuk e thotë dhe nuk e krahason. Nesër, pas vrasjes në Ksamil, të gjithë ne shqiptarët do të na shikojnë sërish në Europë me maskën e vitit 1997. Mjafton një vrasje që ta thyejë imazhin e ndërtuar me vite. Në fakt, vrasja e sotme na sjell si karakteristikë dy fenomene: ● E para: Shqiptari vret pa motive dhe kryesisht për femra, për shkak të egos së sëmurë dhe provincialitetit. Vrasja s’ka të bëjë me turistin. Ai djalë do të vriste këdo, edhe nëse do të ishte shqiptar, kinez, rus apo portugez. ● E dyta: Vrasja s’ka të bëjë me turizmin, sepse miliona turistë në Shqipëri as nuk vidhen dhe as nuk ngacmohen, por respektohen më shumë se në çdo shtet tjetër. Operatorët turistikë në Shqipëri i respektojnë të huajt më shumë se ne shqiptarët. ● E treta: Vrasja është një fenomen në Shqipëri, një plagë që nuk po i gjejmë vaksinë. Mijëra shqiptarë vrasin njëri-tjetrin. Numri i vrasjeve në 36 vjet në Shqipëri po kalon numrin e vrasjeve të serbëve në Kosovë. Bilanc lufte që duhet të na bëjë të turpërohemi. Në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, neni 21 thotë: “Jeta e personit mbrohet me ligj.” Fatkeqësisht, jetën e shqiptarëve nuk e mbron as ligji, as shoqëria, as shteti. Jeta është më e pasigurt se xhepat në autobus. Në fakt, është shumë e dyshimtë pse shqiptarët nuk protestuan kurrë për vrasjet dhe humbjen e jetëve njerëzore, por filluan një revolucion për mbrojtjen e jetës së zogjve.Si ka mundësi një popull që nuk respekton jetën njerzore, qënka ndërgjegjësuar për rrezikun e ngordhjes së disa flamingove, shpend të cilat 99% të atyre që protestojnë i kanë parë vetëm në ekran? U.D/ReportTv.al Kreshnik Spahiu vrasja e portugezit turisti Ksamil turizem Principotes Ksamil Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.8% Shoqëria 25.5% Social media 16.7% Vota total: 3102 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

