Një 37-vjeçar në Australinë e Jugut është dënuar për herë të dytë për vrasjen e emigrantit shqiptar Urim Gjabri. Në qershor 2025, Gjykata e Lartë e Australisë së Jugut dënoi Jason Paul Howell për përfshirjen e tij në vrasjen në vitin 2018 të shqiptarit Urim Gjabri, gjatë një vjedhjeje në një shtëpi ‘bari’ që përshkallëzoi në vrasje. LEXO edhe...‘Meta’ mbyll 756 mijë llogari ‘Facebook’ dhe ‘Instagram’ të të miturve në Australi Howell u shpall fajtor për vrasje nga pakujdesia. Ai dhe katër të tjerë hynë me forcë në shtëpinë e Gjabrit në Para Vista për të vjedhur hashashin. Gjabri u përlesh me Aaron Donald Carver, 38 vjeç, Benjamin John Mitchell, 39 vjeç, Alfred Claude Rigney, 52 vjeç, Matt Bernard Tenhoopen, 30 vjeç, dhe Howell. Ai pësoi një dëmtim fatal në kokë pasi u godit me një shkop bejsbolli. Nuk dihet cili prej tyre e goditi duke i shkaktuar vdekjen. Gjabri u gjet disa ditë më vonë, pasi ishte lënë të vdiste brenda shtëpisë. “Gjabri u largua nga Shqipëria për të ardhur në Australi për të gjetur punë, me qëllim që të siguronte mbështetje financiare për bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij… Bashkëshortja e Gjabrit e përshkroi si njeri të mirë, të mençur dhe punëtor,” tha gjyqtarja Laura Stein. Carver, Mitchell, Rigney dhe Tenhoopen u dënuan në shkurt me burgim të përjetshëm, me një periudhë minimale prej 20 vitesh pa të drejtë lirimi me kusht. Howell u dënua me shtatë vjet burg, me një periudhë minimale prej pesë vitesh pa të drejtë lirimi me kusht. Gjyqtarja i zbriti dënimit katër vjet e një muaj duke llogaritur kohën e kaluar në arrest shtëpie dhe në paraburgim pas arrestimit të tij në nëntor 2018. Pjesa e mbetur e dënimit, prej dy vjetësh e 11 muajsh, me një periudhë minimale prej 11 muajsh pa të drejtë lirimi me kusht, u llogarit nga data 5 dhjetor 2024. Share P.J/ReportTv.al Matt Bernard Tenhoopen Alfred Claude Rigney Benjamin John Mitchell Aaron Donald Carver Jason Paul Howell urim gjabri Australi Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.8% Shoqëria 25.5% Social media 16.7% Vota total: 3102 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

