Një 46-vjeçar shqiptar në Austri është dënuar me gjashtë vite burg për vjedhjen e 9 banesave në Vorarlberg. Vjedhjet, të cilat ishin kryer gjatë periudhës korrik-gusht 2025, kapin një dëm prej 14 mijë eurosh. Sipas mediave zvicerane, në grabitje ka marrë pjesë edhe një bashkëpunëtor. Por i pandehuri, të cilin e quajnë ‘turisti i vjedhjeve’, jep një emër që rezulton të jetë i sajuar. LEXO edhe...Autorë të vjedhjes së automjeteve në Vlorë e Orikum, arrestohen 2 ‘skifterët’ (EMRAT) Gjurmët e ADN-së në vendngjarje çuan te shqiptari. Ai ishte shpallur në kërkim me një urdhër-arresti europian. Që nga marsi i këtij viti, 46-vjeçari ndodhet në paraburgim në institucionin e vuajtjes së dënimit në Feldkirch. I pyetur nga trupi gjykues si e imagjinon jetën e tij në të ardhmen, babai i dy fëmijëve shfaq pendesë. “Sigurisht që dua të ndryshoj, në fund të fundit kam dy fëmijë.” Megjithatë, rezulton se ai është i varur nga lojërat e fatit dhe ka 12 mijë euro borxhe ndaj bankave. Më herët, 46-vjeçari kishte qenë i dënuar me burg për vepra të ngjashme në Suedi dhe Danimarkë. P.J/ReportTv.al austri vjedhje Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.9% Magjistratëve 16.2% Nuk e di 5.9% Vota total: 4199 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

