Ish-prokurori Ervin Karanxha ka komentuar debatin për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke thënë se konflikti për këtë çështje është i hershëm dhe se rritja e pagave ka qenë një nga objektivat që në fillim të reformës në drejtësi.
Karanxha tha se gjatë reformës në drejtësi janë bërë referime të ndryshme për pagat, ndërsa zbatimi në terren ka treguar se ato kanë qenë të larta dhe më pas janë ulur.
Sipas tij, çështja e ndryshimit të referimit të pagave ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese, ku është marrë një vendim që pagat nuk mund të ulen. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Ish-prokurori kritikoi gjithashtu rezultatet e reformës në drejtësi, duke deklaruar se ajo ka dështuar në të gjitha pikat.
“Ky konflikt është i hershëm, që në fillim qëllimi i reformës ka qenë rritja e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Reforma në drejtësi ka pasur disa shkencëtarë që, kur kanë referuar pagën, kjo pagë ka pasur këtë vlerë, ku ka qenë zbatimi në terren.
Është vërtetuar që ka qenë një pagë e lartë dhe është ulur më pas. Ndryshimi i referimit të pagës shkoi në Kushtetuese, ku u miratua një vendim që nuk mund të ulen. U shfuqizua dhe në 2026, rrënjët vijnë nga shkencëtarët e reformës në drejtësi. Pagat duhet të ishin bërë që në fillim, nuk mund ta ulesh.
Reforma në drejtësi është dështuar në të gjitha pikat, shkencëtarët e reformës në drejtësi bënë një propagandë. Gjyqet po zgjasin me vite, aksesi në drejtësi ka rënë, në Shqipëri drejtësia nuk është SPAK-u. Këta janë personat fajtorë, kemi një përplasje mes ekzekutivit dhe gjyqësorit.” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

