Lajme Zone
“Fustani i hakmarrjes” del në shitje/ Në treg një prej veshjeve më ikonike të Princeshë Dianës
KulturëABC News Albania

“Fustani i hakmarrjes” del në shitje/ Në treg një prej veshjeve më ikonike të Princeshë Dianës

Një prej fustaneve më ikonike të Princeshës Diana, që njihet si “fustani i hakmarrjes”, do të dalë sërish në ankand pas 30 vitesh. Për herë të fundit, Princesha e veshi më 29 qershor 1994, ditën kur bashkëshorti i saj, Mbreti Charles, pranoi publikisht tradhtinë. Fustani do të ekspozohet në Londër, Hong Kong, Gjenevë e Nju Jork dhe pritet që të shitet për një shumë prej 300 mijë dollarësh.

Një prej veshjeve më ikonike të Princeshë Dianës, i njohur në mbarë botën si “fustani i hakmarrjes”, do të dalë sërish në shitje, për herë të parë pas gati 30 vitesh. Fustani i zi, i ngushtë pas trupit dhe me shpatullat e zbuluara, i krijuar nga një stiliste greke, do të ekspozohet fillimisht në Londër, përpara se të udhëtojë drejt Hong Kongut, Gjenevës dhe më pas Nju Jorkut. Aty, më 9 dhjetor, fustani pritet të shitet në ankand për një shumë deri në 300 mijë dollarë.

Por vlera e tij nuk lidhet vetëm me modën. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Më 29 qershor 1994, Princeshë Diana u shfaq me këtë fustan në një mbrëmje në Galerinë Serpentine në Londër, pikërisht në ditën kur bashkëshorti i saj i atëhershëm, tashmë Mbreti Charles III, pranoi publikisht në një dokumentar televiziv se e kishte tradhtuar. Rrëfimi u bë publik në një moment kur martesa e çiftit mbretëror ishte nën vëzhgim të jashtëzakonshëm të medias britanike. Dhe Diana zgjodhi të përgjigjej jo me fjalë, por me veshjen e saj.

Fustani i zi, i kombinuar me taka dhe çantë të zezë, thonjtë kuq dhe një varëse të veçantë me diamante e safir, u kthye brenda pak orësh në një nga momentet më të famshme të stilit të saj. Kështu lindi edhe emri që do ta shoqëronte për dekada: “fustani i hakmarrjes”.

Sipas stilistes Christina Stambolian, fustani kishte qëndruar në garderobën e Dianës për rreth tre vjet, pasi princesha kishte frikë se ishte “shumë provokues”.

Megjithatë, atë mbrëmje ajo ndryshoi mendje, sepse dëshironte të dukej si “femra 1-milion-dollarëshe” kur të shfaqej në publik.

Ekspertët e modës e konsiderojnë këtë moment një shembull të fuqisë së veshjes si mënyrë komunikimi.

Fustani u shit për herë të fundit në qershor të vitit 1997, kur Diana nxori në ankand 79 prej veshjeve të saj për të mbledhur fonde për organizata bamirësie që mbështesnin luftën kundër kancerit të gjirit dhe AIDS-it. Që prej asaj kohe, ai është shfaqur në aktivitete bamirësie dhe në ekspozita, por nuk është parë publikisht prej gati tre dekadash. View this post on Instagram A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal) Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet