Turistët po i kushtojnë gjithnjë e më shumë vëmendje trashëgimisë kulturore shqiptare. Gjatë periudhës janar-korrik 2026, monumentet, muzetë dhe parqet arkeologjike në vend u vizituan nga 824.340 persona, vendas dhe të huaj, duke shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me vitet e fundit. Sipas të dhënave të publikuara nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, numri i vizitorëve është 80% më i lartë se në të njëjtën periudhë të vitit 2023. Krahasuar me vitin 2024, rritja është 26,4%, ndërsa në raport me vitin 2025 është 6,3%. Edhe këtë vit, Kalaja e Gjirokastrës dhe Parku Kombëtar i Butrintit mbajnë vendin e parë si destinacionet më të vizituara të trashëgimisë kulturore në Shqipëri. Kalaja e Gjirokastrës regjistroi 161.274 vizitorë, ndërsa Butrinti u vizitua nga 158.612 persona. LEXO EDHE:Kush duhet të paguajë kur një turist i aksidentuar shtrohet në spital? Mjekja Dollenberg në Report Tv: Në Europë trajtimi paguhet, Shqipëria po humbet mijëra euro (VIDEO) Në listën e destinacioneve më të frekuentuara renditen edhe Parku Arkeologjik i Shkodrës me 108.150 vizitorë, Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë me 84.177 vizitorë, Parku Arkeologjik i Apolonisë me 77.402 vizitorë dhe Muzeu Kombëtar Ikonografik “Onufri” me 57.372 vizitorë. Share U.D/E.H/Shqiptarja.com TAG: apolonia Muzeu Gjergj Kastrioti parku kombetar i butrintit kalaja e gjirokastres Blendi Gonxhja turizmi turiste Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.3% Shoqëria 26.9% Social media 15.8% Vota total: 5672 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

