Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident në autostradën Lushnje-Fier/ Makina përplaset me furgonin, disa të plagosur


Një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit” në autostradën Lushnje-Fier.

Një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit” në autostradën Lushnje-Fier.

Një automjet tip Volkswagen është përplasur me një furgon që transportonte udhëtarë drejt jugut.

Furgoni për të shmangur përplasjen me makinën, ka devijuar dhe është përplasur me barrierat anësore të autostradës. Nga përplasja e fortë janë lënduar disa udhëtarë të furgonit por vetëm dy prej tyre janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Policia ndodhet në vendngjarje për dokumentimin dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet Aksidentfier