Lajme Zone
Mickoski në Pustec, pa himnin shqiptar/ Leka: Provokim nga qarqe naconaliste, por nuk ka ndikim
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Mickoski në Pustec, pa himnin shqiptar/ Leka: Provokim nga qarqe naconaliste, por nuk ka ndikim

Në Pustec, protokolli shtetëror i Shqipërisë shkelet me të dyja këmbët. Në një aktivitet festiv folklorik të minoritetit maqedonas, me praninë e vetë kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski, u këndua vetëm himni maqedonas, ndërsa himni shqiptar nuk u këndua, ndonëse Pusteci ndodhet në Republikën e Shqipërisë.

Analisti Martin leka thotë se ky është një provokim nga qarqe të errëta dhe nacionaliste, por nuk ka ndikim.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Leka u shpreh se jo gjithmonë duhet krijuar kushte për bashki, për disa pakica. “Ne duhet të kuptojmë, politika jonë, që jo gjithmonë duhet të krijojmë kushte për disa pakica, kanë qenë, janë, do të jenë pjesë integrale e Republikës së Shqipërisë. Për komunitetin maqedonas, ne kemi bërë atyre nderin e jetës, duke u dhënë bashki. Ta kthesh me këtë monedhë, është për t’u mbajtur shënim. Mendoj që është një provokim nga qarqe të errëta dhe nacionaliste. Nuk ka ndikim, aq është fundi dhe kulmi i asaj që ata mund të bëjnë ndaj Shqipërisë”, theksoi ai./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *FokusAktualitet martin leka