Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen mbërrin sot në Tiranë duke shënuar pikënisjen e turit të saj ballkanik. Ajo do të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe më pas në 16:30 me kryeministrin Edi Rama, ku me këtë të fundit do të ketë edhe një konferencë për shtyp në orën 17:30. Më 1 tetor, presidentja vijon me takimet në Kosovë me presidenten në detyrë, Albulena Haxhiun dhe kryeministrin Albin Kurti. Në të njëjtën ditë, vizita do të vazhdojë edhe në Malin e Zi me presidentin Jakov Milatović dhe kryeministrin Milojko Spajić. LEXO EDHE:Në kërkim për shitjen e drogës në shkollat e Tiranës, arrestohet 28-vjeçari! I sekuestrohen 2 pistoleta dhe 363 gramë kokainë (VIDEO) Përmbyllja e turneut do të jetë të premten ku në Maqedoninë e Veriut, Von der Leyen do të takojë presidenten Gordana Siljanovska-Davkova dhe kryeministrin Hristijan Mickoski. Në këtë turne, Von der Leyen nuk do të vizitojë Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën. Sipas njoftimit, këto dy vende janë lënë jashtë itinerarit për shkak të zgjedhjeve të ardhshme që do të zhvillohen atje. Presidentja e KE vjen edhe me një plan për një udhërrëfyes të posaçëm për Shqipërinë, Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainë që do t’i ndihmojë ato në rrugën e anëtarësimit. Plani parashikon reforma prioritare, afate orientuese dhe objektiva për përfundimin e fazave të negociatave. Në këmbim, edhe vendet anëtare të BE-së do të kenë angazhime për të avancuar procesin. Vendimet kyçe kërkojnë miratimin unanim të vendeve anëtare. BE-ja po shqyrton një model të integrimit gradual të vendeve kandidate. Vendimtare janë edhe datat e 6 tetorit, kur pritet të paraqitet rishikimi i politikës së para-anëtarësimit, dhe 15-16 tetori, kur liderët e Unionit do të diskutojnë zgjerimin dhe reformat e brendshme. P.J/Shqiptarja.com TAG: integrimi ne be Tirane Bajram Begaj edi rama Ursula von der Leyen Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
26 Shtator, 18:15
Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54% Jo 38.6% Disi 7.4% Vota total: 4402 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Shtator, 18:15 Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?

