Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 persona dhe ka proceduar penalisht 6 të tjerë, të cilët kanë kryer vepra penale në kundërshtim me ligjin për sa i përket tubimit të djeshëm përpara Kuvendit dhe protestës së datës 7 tetor. Sipas raportimeve të policisë, në pranga kanë rënë shtetasit E. L., 28 vjeç, F. Rr., 29 vjeç dhe A. A., 39 vjeç. Ndërkohë, janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit E. P., 39 vjeçe, B. M., 20 vjeç, I. T., 51 vjeç, M. C., 65 vjeç, L. B., 39 vjeç dhe E. E., 35 vjeç. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
