Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“T’u tregojmë se jemi popull, jo milet”/ Protestuesi: Arma më e fortë e qeverisë, jo krimi por heshtja jonë! Nuk heqim dorë nga revolta


Gjatë protestës, një prej qytetarëve pjesëmarrës bëri thirrje për vijimin e reagimit qytetar ndaj asaj që ai e cilësoi si korrupsion dhe padrejtësi sociale.

Gjatë protestës, një prej qytetarëve pjesëmarrës bëri thirrje për vijimin e reagimit qytetar ndaj asaj që ai e cilësoi si korrupsion dhe padrejtësi sociale. “Depresioni social që po kalojmë sot vjen nga gropa e madhe që korrupsioni ka lënë në xhepat tona”, u shpreh protestuesi. Ai tha se pas çdo skandali politik dhe ekonomik qëndrojnë qytetarë dhe familje që përballen me vështirësi të mëdha ekonomike. “Duhet të kujtojmë se pas çdo skandali është dikush që ka braktisur vendin, një familje që me zor shtyn muajin, dikush që përbuzet me asistenca qesharake”, deklaroi ai. Sipas protestuesit, krahas krimit dhe korrupsionit, një tjetër faktor që ndikon në situatën e krijuar është edhe mungesa e reagimit qytetar.

“Arma më e fortë e qeverisë nuk ka qenë vetëm krimi dhe korrupsioni, por heshtja dhe mosreagimi ynë”, tha ai.

Në vijim, protestuesi u bëri thirrje qytetarëve që të vijojnë protestat dhe të kërkojnë atë që ai e konsideron drejtësi.

“Duhet t’u kujtojmë këtyre kriminelëve që jemi popull, jo milet. Ta çojmë deri në fund, sepse edhe nëse ne nuk duam më të protestojmë, kjo tokë nuk i do më padrejtësitë”, përfi ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb