Lajme Zone
Truprojat e Ramës ‘përplasen’ fizikisht me Arjan Konomin në Dhërmi, gazetari shoqërohet në komisariat
PolitikëPolitiko

Truprojat e Ramës ‘përplasen’ fizikisht me Arjan Konomin në Dhërmi, gazetari shoqërohet në komisariat

Një incident është regjistruar sot në fshatin Vuno në Dhërmi, ku gazetari dhe publicisti Arjan Konomi është përfshirë në një debat me pjesëtarë të eskortës së kryeministrit Edi Rama. Pas përplasjes, Konomi është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Himarës. Ngjarja është bërë publike nga kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj në rrjetet sociale. Ai shkruan se konflikti ka nisur për s

Një incident është regjistruar sot në fshatin Vuno në Dhërmi, ku gazetari dhe publicisti Arjan Konomi është përfshirë në një debat me pjesëtarë të eskortës së kryeministrit Edi Rama. Pas përplasjes, Konomi është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Himarës. Ngjarja është bërë publike nga kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj në rrjetet sociale.

Ai shkruan se konflikti ka nisur për shkak të mënyrës së parkimit të automjeteve të eskortës së kryeministrit në qendër të Vunoit.

Sipas denoncimit të Lapajt, Konomi, i cili është banor i zonës, ka kundërshtuar parkimin e automjeteve, sepse ka kërkuar që rregullat e qarkullimit dhe parkimit të zbatohen njësoj për qytetarët dhe zyrtarët e shtetit.

Lapajt shkruan po ashtu se situata ka agravuar më tej dhe ka përfunduar me një përplasje fizike mes gazetarit dhe truprojave të kryeministrit. Përplasja me eskortën e Ramës, reagon Konomi: Më fshinë videot nga telefoni, Linda mu hodh në fyt...

20 Gusht, 22:42 “Sot, në fshatin Vuno, gazetari dhe publicisti Arjan Konomi është përballur me një sjellje rrugaçërore nga Kryeministri i vendit. Z. Konomi është banor i fshatit Vuno. Policia aty çdo ditë i gjobit banorët vendas për parkimet e munguara. Sot, eskorta e Kryeministrit ka parkuar gabim e në kundërshtim me ligjin e ka zaptuar gjithë qendrën e fshatit. Z. Konomi ka shkuar dhe u ka kërkuar që të mbahet i njëjti standard edhe për zyrtarët e shtetit pavarësisht funksionit.

Ligjin së pari duhet ta zbatojë Kryeministri e mandej çdo qytetar. Çfarë ndodhi do thoni ju? E kanë marrë Z. Konomi në ajër bodyguardët e Kryeministrit dhe e kanë dërguar në Komisariatin e Policisë Himarë.

Falë Zotit nuk u gjendej thikë në duar se janë sjellë njësoj si rrugaçët e diskove të baronëve të drogës! E dënoj me forcë sjelljen përtej ligjit të shoqëruesve të Kryeministrit, por dhe të vetë Z. Rama i cili i lejon vetes të drejta mbi ligjin, madje dhe shoqërimin arbitrar të një qytetari pavarësisht kush është! Kur sillen në këtë mënyrë me një qytetar që ka zë publik, imagjinoj si sillen me qytetarin punëtor, pensionist, invalid që është shumë më i pambrojtur! Sjellje e dobët!”, shkruan Lapaj. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm