Lajme Zone
Incidenti me himnin shqiptar në Pustec, reagon Rama: Shqipëria nuk zbret në nivelin e parodive nacionaliste
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Incidenti me himnin shqiptar në Pustec, reagon Rama: Shqipëria nuk zbret në nivelin e parodive nacionaliste

Sipas Ramës, kryetari i Bashkisë së Pustecit, Pali Kolefski, kërkoi paraprakisht që të luhej edhe himni shqiptar.

Rama nënvizoi se Shqipëria nuk do të përgjigjet me të njëjtën monedhë dhe nuk do të ulë standardet e saj europiane përballë provokimeve të tilla. Edi Rama Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar për incidentin që ndodhi në Pustec, ku në festivalin folklorik në Pustec nuk u luajt himni shqiptar, por vetëm ai maqedonas.

Sipas Ramës, kryetari i Bashkisë së Pustecit, Pali Kolefski, kërkoi paraprakisht që të luhej edhe himni shqiptar.

Kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria i konsideron minoritetet pasuri kombëtare dhe se qytetarët e tyre gëzojnë të njëjtat të drejta dhe liri si të gjithë shqiptarët.

Rama nënvizoi se Shqipëria nuk do të përgjigjet me të njëjtën monedhë dhe nuk do të ulë standardet e saj europiane përballë provokimeve të tilla.

“Ne e kemi nderuar edhe atë komunitet të vockël me një status të posaçëm si bashki më vete, pikërisht sepse për Shqipërinë minoritetet nuk janë statistikë, por pasuri kombëtare, dhe qytetarët minoritarë nuk janë numra, por vëllezër e motra me të njëjtat liri dhe të drejta si të gjithë ne.

Tani, kjo ardhja e herëpashershme në territorin tonë e trupave të cirkut të nacional-folklorizmit ballkanik, herë nga një vend, herë nga një tjetër e herë nga një tjetër akoma, nuk se na shqetëson për vete, për sovranitetin e Shqipërisë jo e jo, por as për ekuilibrat e jetës politike këtu brenda, ku nuk ka mushkë Troje të rritur në kodrat tona apo “diasporë” të eksportuar nga brenda lagjes sonë që na lëkund.

Gjithsesi, u shpreh sot një keqardhje të sinqertë për të gjithë sponsorëve të këtij cirku të lashtë flamujsh në epokën e Inteligjencës Artificiale, ndërsa mëmëdhetarëve mes nesh që në kësi rastesh hidhen përpjetë përpara pasqyrave të tyre digjitale, duke kërkuar përgjigje me të njëjtën monedhë, u them: Jo, Shqipëria, Europa e Ballkanit, kurrsesi nuk mund t’ia lejojë dhe nuk do t’ia lejojë vetes ta zbresë monedhën e vlerave të saj në nivelet e parodisë së Pustecit”, thotë Rama.

Ndërkohë, ditën e djeshme, homologu i Ramës, Mickoski u shpreh se detyrimi i qeverisë është të krijojë lidhje më të forta institucionale me maqedonasit në Prespën e Vogël.

Nga ana tjetër, pas mbylljes së aktivitetit artistik, kryetari i bashkisë Pustec, nënvizoi se kishte kërkuar ekzekutimin e himnit shqiptar dhe se edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut nuk e priti mirë. himnin shqiptar në pustec Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Sinjali që i erdhi Edi Ramës nga një kancelari europiane 21 Gusht 2026, 12:1012:10Politike Incidenti në Pustec, reagon MEPJ: Respekti për simbolet kombëtare nuk është çështje politike 21 Gusht 2026, 10:2010:20Politike Incidenti me kryeministrin e RMV, ish deputeti: Skandal që himni kombëtar të mos respektohet në në Pustec 21 Gusht 2026, 09:3709:37Politike PD mbledh Këshillin Kombëtar më 27 gusht, zbardhet porosia për demokratët! 20 Gusht 2026, 16:5716:57Politike Vendi 80 ditë në protestë, Rama prezanton ekspozitën me skulptura në Berlin: Politikanët janë edhe engjëj 20 Gusht 2026, 13:5313:53Politike Tensionet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Maliq, reagon PD: 95% e banorëve kundër bashkimit me Korçën 20 Gusht 2026, 13:3513:35Politike