Lajme Zone
Truproja e tij vrau francezin, Bekim Bulica me 2 call center kokaine në Paris
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Truproja e tij vrau francezin, Bekim Bulica me 2 call center kokaine në Paris

Një ngjarje e rëndë tronditi bregdetin e Ksamilit, ku turisti francez Miguel Mendes, 20 vjeç, u gjet i pajetë në një shezlong në kompleksin “Principotes”, një nga destinacionet më të frekuentuara të zonës. Sipas të dhënave paraprake, i riu dyshohet se u vra me thikë pas një konflikti për një vajzë me 29-vjeçarin Sokrat Vata, i cili punonte si truprojë në kompleks. Vata u arrestua disa orë pas ngjarjes në pikën e kontrollit në Levan, pasi dyshohet se ishte fshehur në bagazhin e një automjeti.

Pas ngjarjes, në vëmendje është rikthyer edhe emri i pronarit të kompleksit, Bekim Bulica, i cili është përmendur më herët nga mediat franceze në lidhje me hetime për një rrjet shqiptar të dyshuar për trafik droge, pastrim parash dhe organizatë kriminale. Sipas raportimeve të “Le Parisien”, në vitin 2025 tetë persona, mes tyre shtetas shqiptarë dhe një francez, u vunë nën akuzë në Francë në kuadër të një hetimi për shpërndarje droge. Bulica ishte arrestuar në Francë në vitin 2021 dhe më pas ishte ekstraduar në Shqipëri, ndërsa emri i tij është përmendur edhe në lidhje me një hetim për një tentativë vrasjeje.

Sipas raportimeve të cituara, kompleksi “Principotes & Tulum Resto Lounge”, i vendosur përballë Tre Ishujve në Ksamil, është përmendur si një prej bizneseve të lidhura me rrethin e Bulicës. Ndërkohë, vrasja e sotme ka rikthyer në vëmendje sigurinë në një prej zonave më të frekuentuara turistike të Shqipërisë. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të konfliktit, ndërsa për çdo person të përmendur në lidhje me veprimtari kriminale vlen parimi i prezumimit të pafajësisë deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.