Lajme Zone
Në Siçili, qentë lejohen në supermarkete për t’u freskuar nga vala e të nxehtit
BotëJOQ Albania

Në Siçili, qentë lejohen në supermarkete për t’u freskuar nga vala e të nxehtit

Në Licata, në provincën e Agrigentos në Siçili, gjashtë qen të mëdhenj endacakë u strehuan në hyrje të një supermarketi, në një hapësirë me ajër të kondicionuar, për t’u mbrojtur nga temperaturat e larta.

Pamjet u filmuan nga qytetarë dhe turistë gjermanë që kishin shkuar për të bërë pazar dhe më pas u publikuan në rrjetet sociale. Në video, qentë shihen duke fjetur të qetë pranë hyrjes, ndërsa përfitojnë nga freskia.

Por rasti ka ngjallur debate online. Shumë njerëz kanë falënderuar drejtuesit e supermarketit që nuk i larguan kafshët, ndërsa të tjerë e kanë cilësuar situatën si problem higjienik dhe si pasojë të menaxhimit të dobët të qenve endacakë.

Organizata për Mbrojtjen e Kafshëve (OIPA) thekson se temperaturat e larta rikthejnë vëmendjen te problemi i qenve endacakë, braktisjes dhe keqtrajtimit të kafshëve.

OIPA kërkon më shumë masa për sterilizimin, identifikimin me mikroçip dhe njohjen zyrtare të të ashtuquajturve “qen të lagjes”, të cilët jetojnë të lirë në zonat urbane, por duhet të jenë të vaksinuar, të identifikuar dhe të monitoruar.

Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu për rritjen e rasteve të braktisjes dhe keqtrajtimit gjatë verës, kur kafshët shpesh lihen për orë të tëra në ambiente të nxehta, në makina, banesa ose ballkone.