Lajme Zone
Çfarë po ndodh? Inteligjenca artificiale quan Vlorën “tokë Izr*elite”
TeknologjiJOQ Albania

Çfarë po ndodh? Inteligjenca artificiale quan Vlorën “tokë Izr*elite”

Përdorimi i inteligjencës artificiale po sjell çdo ditë e më shumë çudira dhe paqartësi teknologjike, por ajo që i ka ndodhur së fundmi një qytetari në bregdetin e Vlorës i ka kaluar të gjitha parashikimet.

I ndodhur fizikisht në qytetin bregdetar shqiptar, qytetari i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania duke dërguar një video tejet të çuditshme. Teksa ka tentuar të përdorë një program apo aplikacion të mbështetur në Inteligjencë Artificiale, sistemi i ka nxjerrë një njoftim absurd ku thuhej se programi nuk është i disponueshëm në territorin e Izraelit.

Pyetja kryesore që ngrihet pas këtij incidenti është e thjeshtë: Pse Inteligjenca Artificiale po e identifikon Vlorën si tokë izraelite?

Pamjet kanë ngjallur habi, ndërsa mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një gabim të sistemit, një problem me përcaktimin automatik të vendndodhjes, përdorimin e VPN-së apo ndonjë konfigurim tjetër teknik.

Megjithatë, nëse videoja pasqyron realisht mënyrën se si sistemi ka përcaktuar vendndodhjen, atëherë lind pyetja: si është e mundur që Vlora të identifikohet si territor i Izraelit?

Një “gabim” i inteligjencës artificiale që sigurisht ka lënë qytetarin me më shumë pikëpyetje sesa përgjigje.

Mesazhi i qytetarit:

Në Vlorë AI thotë not avaliable in Israel, uaaa ca bëhet kështu??????????